Radhe ne Kapshtice 7 mije vete presin ne dogane

E diela në pikën e kalimit të kufirit në Kapshticë ka qënë me radhë të gjata dhe 6 – orë priteje. Kjo situatë u krijua jo vetëm nga fluksi i madh i mbërritjes së emigrantëve nga e gjithë Shqipëria për të kaluar në tokën helene, por edhe nga ritmet shumë të ulëta të punës në doganën greke. Gjatë së dielës në këtë doganë u punua vetëm me një sportel.
Për këtë arsye në hyrje të doganës greke dhe në tokën neutrale radha e pritjes ishte me 3 – 4 korsi dhe në mesditë në të dyja anët e kësaj dogane prisnin rreth 7.000 vetë. Pala shqiptare kërkoi takim me homologët grekë, por kjo gjë nuk u realizua. Kjo situatë ngadalësoi edhe ritmet e punës në doganën shqiptare mbasi nuk kishin ku qëndronin mjetet dhe emigrantët në hyrje të doganës greke.
Po kaq radhë kishte edhe në thellësi të tokës greke, mbasi vinin nga thellësia e tokës helene mjaft shqiptarë që kishin kaluar pushimet në plazhet greke. per rrjedhoje u punua gjate gjithe nates dhe sot situata megjithese ka pasur fluks eshte normalizuar sepse dogana greke po punon me 3 sportele. Në 24 orë\t e fundit në pikën doganore të Kapshticës kanë dalë nga vendi ynë rreth 7.000 emigrantë shqiptarë dhe 3200 mjete.
Jorgjeta Gjançi