Grisja e pasaportave Ikonomu Akt i papranueshem
Dëmtimi i pasaportave të qytetarëve shqiptarë në pikat greke të kalimit kufitar është cilësuar si i papranueshëm nga kreu i policisë greke, Eleftherios Ikonomu i cili kërkoi nga policia shqiptare të informojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Greqisë, e cila do të marrë masat e duhura për çdo rast sjelljeje të tillë nga ana e policëve grekë.
Në një takim me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani i cili krahas dëmtimit të pasaportave ngriti dhe shqetësimin e vonesave të cilat krijohen në kohë festash apo pushimesh, Ikonomu shprehu gatishmërinë për ngritjen e një grupi pune të përbashket për evidentimin e këtyre rasteve dhe ndëshkimin e personave përgjegjës. Për të njëjtin fenomen më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj tha se ka kërkuar nga pala greke më shumë bashkëpunim ndërsa u shpreh se ka marrë garanci për zgjidhjen e problemeve.
"Besoj që kjo është një çështje që ka gjetur zgjidhjen e duhur. Ka pasur një përkushtim nga pala greke për të rritur nivelin e sigurisë së policisë greke në shërbim të qytetarëve por sigurisht vumë edhe pika kontakti për të rritur cilësinë e shërbimit"-tha Burgaj.
Kreu i policisë greke Ikonomu tha se problemet në dogana vijnë si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve por shtoi se Greqia ka dhe detyrime ndaj Bashkimit Europian.
“Keto problem teknike edhe ndodhin.Ngarkesa në pikat doganore është për shkak të fluksit, ka shumë qarkullim mes dy vendeve tona. Kohët e fundit kemi pasur kushte më të miradhe ju mund ta vertetoni kete. Dëshira jonë është që problemet të zgjidhen. Do të përpiqemi të bëjmë lehtësim të kalimit të pikave kufitare por duhet te kuptoni qe liberalizimi I vizave per qytetaret shqiptare ka sjelle nje fluks te madh ne pikat doganore por nga ana tjeter edhe ne kemi detyrime ndaj komunitetit europian”
Në takimet me Ministrin Nishani dhe kreun e policisë shqiptare, Ikonomu shprehu angazhimin e menjëhershëm për ngritjen sa më shpejt të një grupi të përbashkët pune për të marrë masat e nevojshme që të mos përsëritet më dukuria e vonesave të pajustifikuara për qytetarët shqiptarë, por edhe ajo e dëmtimit të dokumenteve në pikat greke të kalimit kufitar.
Jul Kasapi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 29 gusht 2011 )