E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociata Tirane-Shkup per regjimin e vizave

Shtetasit shqiptare do te vazhdojne te vizitojne Maqedonine fqinje me te njejtin regjim vizash. Ministria shqiptare e Puneve te Jashtme ne nje njoftim per shtyp ben me dije, se nuk ka marre ndonje njoftim te tille nga pala maqedonase per ndonje ndryshim regjimi te vizave maqedonase per shtetasit shqiptare. MPJ-ja permes nje njoftimi zyrtar per shtyp, shprehet se ceshtja e regjimit te levizjes se shtetasve te dy vendeve eshte objekt i negociatave qe po zhvillohen mes dy paleve. "Republika e Shqiperise mbeshtet nje rajon te cliruar nga barrierat dhe pengesat dhe krijimin e nje hapesire te Evropes Juglindore me kufij lehtesisht te depertueshem per njerezit, idete dhe kapitalet, ne funksion te interesave vecanta dhe te perbashketa te bashkepunimit, si dhe avancimit individual, por edhe kolektiv drejt Bashkimit Evropian", thuhet ne njoftimin e institucionit te berjes se politikes se jashtme te vendit tone. Negociatat mes dy paleve i ka konfirmuar edhe kryetari i Komisionit parlamentar per Politiken e Jashtme, deputeti demokrat, Prec Zogaj. Por ai eshte shprehur i rrepte ndaj pales maqedonase, nese ajo do te ndermerrte nje hap unilateral ne ndryshimin e regjimit te vizave. Sipas tij, nje ndermarrje e tille do te sillte regres dhe rikthim i nje regjimi te vjetruar vizash. Zogaj ka thene se aktualisht, Shqiperia ka nisur fazen e lehtesimit te vizave me shtetet e Bashkimit Evropian dhe gjate pranveres do te kerkojne liberalizimin e tyre me bashkesine evropiane. Zogaj shprehet se Maqedonia dhe Shqiperia jane ne fazen e perpjekjeve integruese ne NATO dhe BE, dhe kjo do te thote se nuk eshte e nevojshme nje ndryshimi i regjimit te vizave, duke e bere ate me te forte. "Do te ishte e cuditshme qe pala maqedonase te merrte nje vendim te njeanshem, nderkohe qe kane nisur bisedimet per kete ceshtje qe ne muajin dhjetor te vitit te kaluar", thote ai. Kryekomisioneri thote se Maqedonia ka nje regjim tjeter vizash, i cili kerkon garanci, marrje vizash ne ambasade, por ne jemi te interesuar te ruhet regjimi ne fuqi meqe kemi interesa te medha te perbashketa dhe meqenese me Maqedonine kemi nje levizje jo te vogel dhe po ashtu jemi ne nje pozicion me te per sa i takon integrimit ne NATO dhe BE.
Ergys GJENCAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›