E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, vleresim militanteve

Kryetarja e Kuvendit, njekohesisht dhe nenkryetare e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, mendon se anetaret dhe militantet e partise jane aseti me i rendesishem i saj. Gjate nje takimi qe numri dy i PD-se ka zhvilluar me strukturat e partise ne Mirdite, tha se "askush nuk mund te guxoje t'i harroje ata, ndaj edhe mirenjohja dhe mendimi im eshte tek ata ne radhe te pare, sepse ata jane Partia Demokratike". Nderkohe, gjate nje takimi te zhvilluar me perfaqesues te pushtetit lokal te rrethit te Mirdites, Topalli ka vleresuar punen e tyre. Ajo ka thene se procesi i decentralizimit duhet te perfshije ne debat te gjithe grupet e interesit. Ajo pergezoi perfaqesuesit e pushtetit lokal per arketimin e tatimeve, realizimin e te ardhurave nga ana e institucioneve vendore, si edhe realizimin e investimeve, qe ne shkalle rrethi per Mirditen, per vitin 2007, ka arritur shifren 85 per qind. "Ne saje te reformave fiskale dhe miradministrimin e taksave, eshte bere e mundur rritja nga 7 miliarde ne 18 miliarde te fondeve per pushtetin lokal, dhe kjo kerkon nga ana juaj projekte konkrete", u shpreh Topalli. Me tej, ajo tha se, "ashtu si ne arken qendrore te shtetit te ardhurat jane rritur me 1 miliard, edhe pushteti lokal ne cdo bashki e komune duhet te jete me eficient ne mbledhjen e taksave". "Eshte nje lajm i mire, qe ne segmentin e vepres me te madhe, rruges Durres-Kukes, qe kalon ketej, pervec perfitimeve te tjera ekonomike, jane punesuar 500 punonjes nga kjo zone", tha Topalli. Duke theksuar gjithashtu se shteti shqiptar ka te gjithe vemendjen per zgjidhjen e problemeve kryesore qe ka rrethi i Mirdites, kryesisht per ujesjellesin e Barrgjanes dhe rifunksionimin e sistemit te vaditjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›