E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vampiri" i Konispolit

SARANDE - Ne Konispol deri para dy ditesh kishte nje "vampir". Nuk eshte legjenda e fundit urbane e ardhur ne media nga cepi me i larget jugor i Shqiperise, por historia e nje te semuri psikik, qe pak dite me pare nuk ngopej me gjak bagetish. Nje ngjarje aspak e zakonte ndodhi pak dite me pare, kur Jaho Buqi nxori nga vatha e komshiut te tij 8 koke dele, u nguli thiken e me pas u hipi ne qafe qe te pinte gjakun e tyre te ngrohte, ende te paprishur. Veprimi i nje i semure mendor 38-vjecar nga Konispoli, la te tronditur familjen e komshiut te tij, Hasan Meleqit. Ata jane terrorizuar kur pane fqinjin e tyre, per te cilin ishin ne dijeni se kishte probleme psikike, qe kishte "sulmuar" delet, ku me ane te nje thike ua cante gurmazin e me pas kenaqej duke pire gjakun e ngrohte qe iu rridhte rreke kafsheve te sapotherura. Tronditja e familjareve Meleqi u shkaktua me teper nga akti makaber i gjakpirjes dhe shperfytyrimit te fytyres se 38-vjecarit Buqi qe po kryente kete akt. Te tmerruar dhe skandalizuar njekohesisht, Meleqet nuk vonuan te lajmeronin Komisariatin e Policise se Sarandes, forcat blu te se cilit u pergjigjen duke mberritur menjehere ne vendngjarje. Uniformat blu bene menjehere shoqerimin e 38-vjecarit, por duke pasur parasysh gjendjen e tij jonormale dhe faktin qe ai nuk mund te mbahej ne paraburgim me te arrestuar te tjere, beri qe menjehere te kerkohej mendimi i nje specialisti psikiater ne lidhje me rastin e paprecedente ne zone gjate viteve te fundit. Pas nje konsulte me mjeke specialiste te Shendetit Mendor, u arrit ne perfundimin se gjendja shendetesore e 38-vjecarit Jaho Buqi eshte e renduar nga ana psikike, nderkohe qe edhe veprimet e tij jane kryer ne kushtet e renduara te gjendjes psikomotore te tij. Si mase ndaj sjelljeve te tij, te shkaktuara nga semundja, u vendos qe Buqi te sistemohet dhe te trajtohet klinikisht ne spitalin e njohur te semundjeve mendore ne qytetin e Vlores. Pas verifikimit te patologjise, historise se semundjes, nisur edhe nga raporti mjeko-ligjor i leshuar me qellim plotesimin e dokumentacionit te dosjes se tij, Jaho Buqi u transportua drejt Vlores, per t'u kuruar dhe riaftesuar menderisht.
L. Kaoni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›