E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet votimi i anetareve te Kushtetueses

05/11/2010Patozi leter Topallit per pritjen e vendimit te Gjykates ndaj kerkeses se PD

Debate per kazinote Bode terheq projektin. Tavo voton pro mazhorances

Votimi per kater kandidatet e propozuar nga Presidenti i Republikes per anetare te Gjykates Kushtetuese duket se do te shtyhet me shume se nje jave. Mosfutja e tyre ne rend te dites se seances se djeshme parlamentare ka nxitur deputetet e opozites te akuzojne Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli se po shkel Rregulloren e Kuvendit e cila parashikon miratimin e tyre brenda nje jave. Ne shpjegim te situates Kryeparlamentarja sqaroi mbi vonesen e zbardhjes se procesverbalit te komisionit dhe cishte me e rendesishme nje kerkese te kreut te grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi per shtyrje.

Debatet

Ndonese Komisioni i Ligjeve ka miratuar ne fillim te javes procesverbalet per kater kandidatet per Kushtetuesen Drejtoria e Sherbimit te Seancave ne Kuvend nuk i kishte perfshire ato ne rend te dites. Kjo solli reagimin fillimisht te nenkryetarit te grupit te PS-se Erion Brace pasuar nga ai i kryetarit te tij Gramoz Ruci. Pse nuk e keni perfshire ne rend te dites votimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese kur komisionet perkatese kane perfunduar punen e tyre Nje deputet i juaji akuzoi Presidentin per mossjelljen e emrave per kete institucion nderkohe qe tani gjeni cdo lloj arsyesh per te mos i votuar tha Brace. Ndersa kreu i kuvendareve Ruci permendi percaktimin e Rregullores. Zonja drejtuese e seances duhet te jepni pergjigje per te gjitha shqetesimet e opozites. Ata kane ngritur pese shqetesime mes te cilave edhe ceshtjen e votimit per dekretet e Presidentit. Ju jeni ne shkelje te Rregullores e cila parashikon votimin e tyre brenda javes. A thoni kur do ti votoni neser pasneser apo te dielen Duhet te jepni pergjigje per te gjitha keto vijoi Ruci. Ne pergjigje te ketyre shqetesimeve duke i marre me radhe Kryetarja Topalli u ndal ne menyre te vecante te dekretet. Sa u takon kandidaturave te Gjykates Kushtetuese nuk eshte zbardhur ende relacioni i mbledhjes se komisionit. Kur te jete gati raporti do ti bihet seances plenare dhe do te nise diskutimi. Ka nje leter gjithashtu nga kryetari i grupit parlamentar te PD-se qe kerkon qe per shkak te nje kerkese te nje grupi deputetesh drejtuar Gjykates Kushtetuese per disa nene qe lidhen me mandatin e ketyre anetareve te pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese. Kete vendim do e marre seanca plenare kur te vije momenti sqaroi Topalli.

Votimi

Opozita ashtu sic ka vepruar edhe seancat e meparshme bojkotoi punimet e Kuvendit ne momentin e nisjes se procesit te votimit. Ajo mori pjese ne diskutimet e lira ne diskutimet e projekteve ne rend te dites por nuk votoi asnjeren prej tyre. Mazhoranca votave te se ciles dje iu bashkuan edhe votat e ish-socialistit Vangjel Tavo votoi disa projektligje dhe shtyu me kerkese te ministrit te Financave Ritvan Bode projektligjin Per disa ndryshime ne ligjin Per lojerat e fatit. Gjithashtu seanca plenare zgjodhi tre komisioneret e Avokatit te Popullit duke votuar mes kandidaturave te paraqitura Florina Nunin Anila Nepravishtan dhe Arben Shkembin. Votimi i fundit zgjodhi mes kandidatit te paraqitur Ramiz Cobaj propozuar nga perfaqesuesit e pushtetit vendor dhe kandidatures se zotit Fatmir Tafaj propozuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit per zevendesimin e dy anetareve te Komisionit te Sherbimit Civil.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›