Shtyhet votimi i rezolutës për trupat
Autori i Lajmit: red.
“Udhëheqësit e partive kryesore politike të Irakut ranë dakord për votimin e një rezolute, si një mënyrë për të shmangur kundërshtimin e projektligjit për trupat e huaja. Marrëveshja është shumë e rëndësishme, pasi u ofron trupave të huaja bazën ligjore të qëndrimit në Irak edhe pas datës 31 dhjetor”
Parlamenti irakian e ka shtyrë votimin për një rezolutë që u lejon forcave britanike dhe të huajve të tjerë, jo amerikanë, që të qëndrojnë në Irak edhe pas përfundimit të mandatit të OKB-së, që skadon në fund të muajit. Moszgjidhja e kësaj çështjeje përpara afatit, do të thotë se trupat nuk do të kenë një bazë ligjore për të qëndruar në Irak. Parlamenti nuk pritet që të mblidhet në seancë deri më 7 janar. Kryetari i tij, Mahmoud al-Mashhadani, bëri thirrje për shtyrje të votimit, pasi disa deputetë kërkuan që ai të jepte dorëheqjen lidhur me një tjetër çështje. Forcat amerikane mbulohen nga një status i veçantë që u lejon atyre të qëndrojnë deri në fund të vitit 2011. Ditën e shtunë deputetët kundërshtuan një projektligj për të njëjtën çështje. Udhëheqësit e partive kryesore politike të Irakut ranë dakord për votimin e një rezolute, si një mënyrë për të shmangur kundërshtimin e projektligjit për trupat e huaja. Marrëveshja është shumë e rëndësishme, pasi u ofron trupave të huaja bazën ligjore të qëndrimit në Irak edhe pas datës 31 dhjetor.
Baza ligjore
Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, pasi siguron bazën ligjore për forcat britanike dhe atyre të tjera të huaja, të qëndrimit në Irak, përtej fundit të vitit. Mandati aktual i OKB-së skadon brenda më pak se dy javësh dhe shpresohej që Parlamenti i Irakut të aprovonte këtë projektligj, që mbulon edhe katër mijë trupat britanike në Basra. Megjithatë, pas një votimi në Parlamentin e Irakut, projektligji u kundërshtua nga 80 vota kundër, me vetëm 68 deputetë pro. Fariad Ravndouzi, një deputet kurd, i tha BBC-së se edhe pse partia e tij dhe ajo e kryeministrit Dava kishin votuar pro, deputetët e tjerë nuk ishin të kënaqur me hartimin e projektligjit dhe donin që ai më shumë t i përngjante statusit të marrëveshjes së forcave amerikane në Irak. Projektligji tani do t i dërgohet sërish kabinetit të Irakut, për t i bërë amendamentet e duhura. Pak ditë më parë Britania konfirmon largimin e trupave nga Iraku. Kyeministri britanik, Gordon Braun, dhe homologu i tij iakian, Nouri al Maliki, kanë thënë se forcat britanike do të përmbushin misionin e tyre në Irak gjatë gjysmës së parë të vitit 2009, dhe pastaj do të largohen nga vendi. Ndërsa të dy kryeministrat u takuan, në Bagdadin qendror shpërtheu një mjet eksploziv - duke vrarë të paktën 18 vetë dhe duke plagosur 52 të tjerë, njofton policia irakiane. Kryeministri britanik, Gordon Braun, dhe homologu i tij, Nouri Al Maliki, kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët në Bagdad, sipas të cilës roli që po luajnë focat ushtarake të Britanisë së Madhe po i afrohet fundit. Gordon Braun tha se forcat britanike do të kenë përmbushur rolin e tyre në pjesën e parë të vitit që vjen. “Ne sot kemi rënë dakord se misioni do të përfundojë deri më 31 maj 2009. Ne sigurisht që do të vazhdojmë të punojmë me mënyrën më të mirë të mundshme me Irakun në të ardhmen. Ne do të ofrojmë ndihmë për trajnim kudo që kjo të jetë e mundur, por pasi të kemi përmbushur të katër detyrat që i kemi vënë vetes dhe pastaj do t i japim fund misionit tonë më 31 maj dhe trupat tanë do të kthehen në shtëpi gjatë dy muajve të ardhshëm”, - tha Braun.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008