Tojota me humbje të mëdha prej recesionit
Autori i Lajmit: red.
Një prej prodhuesve më të mëdhenj të makinave, Tojota, ka thënë se pret të regjistrojë humbjen e parë operative në 70 vitet e fundit. Të ardhurat e kompanisë janë prekur nga një ulje e kërkesave prej rënies ekonomike dhe rritja e vlerës së jenit. Kompania tha se megjithatë pret të regjistrojë një fitim, por i ka ulur parashikimet me më shumë se 90 për qind. Tojota asnjëherë nuk ka qenë përballë problemeve të tilla që nuk e lejojnë të bëjë para. Recesioni në Japoni ka prekur shitjet e makinave në tregun privat, që ka shënuar ulje në pesë vitet e fundit. Kjo ka bërë që Tojota të jetë më e varur se kurrë ndaj tregjeve të jashtme, si në Evropë dhe SHBA, por shitjet në të dyja këto rajone kanë rënë me më shumë se 30 për qind muajin e kaluar. Presidenti i kompanisë “Tojota”, Katsaki Uatanabe, thotë se kjo e ka detyruar kompaninë që të lirojë nga puna disa mijëra punëtorë që punojnë me orar të kufizuar dhe të shtyjë ndërtimin e disa fabrikave të reja. Në vitin 2007, Tojota regjistroi fitime rekord, por për vitin financiar që mbyllet në mars të vitit të ardhshëm, ajo parashikon humbje prej 1.7 miliard dollarë në aktivitetet jashtë vendit.
Kompania është dëmtuar në mënyrë të veçantë nga forcimi i monedhës vendase. Jeni është rritur me rreth 25 për qind ndaj dollarit në muajt e fundit. Ky është problem për të gjithë eksportuesit japonezë dhe ishte pjesë e arsyes për se Banka Qendrore vendase i uli interesat bankare në 0.1 për qind javën e kaluar. Por masa të tilla mund të mos kenë efekt për një kohë të gjatë dhe ndërkaq Japonisë i duhet të përballet me faktin që kompania e saj më e madhe dhe më prestigjioze nuk ka mundësi të ketë fitime. Ajo planifikon të bëjë shkurtime të stafit dhe ka shtyrë hapjen e fabrikës së re në Shtetet e Bashkuara. Analistët thonë se këto masa do të jenë një goditje e madhe për rrjetet e bizneseve të vogla në Japoni dhe në vende të tjera ku Tojota bën furnizime me pjesë këmbimi.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008