E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet votimi për Gjykatën Administrative, Kuvendi 1 minutë heshtje për Konomin

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me një minutë heshtje për gjyqtarin e vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi. Zhvillimi më i rëndësishëm i kësaj seance pritej të ishte votimi për Gjykatën Administrative. Opozita kishte paralajmëruar votën kundër këtij projekti që kërkon shumicë të cilësuar. Për këtë arsye, Konferenca e Kryetarëve ka rënë dakord që projektligji për Gjykatën Administrative të hiqet nga rendi i ditës. Në këtë mënyrë do i jepet më shumë hapësirë shqyrtimit jo vetëm të këtij projektligji, por edhe të platforme të propozuar nga opozita për reformë të plotë parlamentare. Kryetari i PS pati deklaruar se nuk do votohen ligjet vetëm sa për ti hedhur sy Brukselit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›