E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastriotit ia plas shpirtin raporti i ODIHR, flet në emër të KiE

Para disa javësh, kur nuk dukej askund në sfond mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, Kastriot Islami shpalli se është gati rezoluta, e cila nuk lë asgjë pa thënë për Edi Ramën. Rezultoi se nuk kishte askund rezolutë në sfond, ishte thjesht një halucinacion i Islamit. Tani kur ka mbledhja e Asamblesë është pranë, interesi për të kontrolluar materialet e Këshillit të Europës është shtuar. Deri më tani nuk ka asnjë rezolutë për Shqipërinë, përveç një rezolute ku përfshihet edhe Shqipëria si shqetësim kryesor pasi në vend po lindin shumë meshkuj. Por sot Islami ka folur në emër të kësaj rezolute dhe ka shpallur se vendimet e Kolegjit Zgjedhor ishin të standardeve evropiane, të paanshme dhe të argumentuara në ligj. Meqë rezolutën nuk e gjetëm askund, po besojmë se ndonjë raporter mund të ketë shkruar siç ia do shpirti Kastriotit. Por ka një trupë që monitoron zgjedhjet, e njohur nga BE e SHBA, verdikti i së cilës është vulë për çdo vend në Perëndim. Ajo është ODIHR. Dhe në raportin e tyre është arritur në përfundimin se vendimet e Kolegjit kanë qenë një skandal i vërtetë, të pabazuara në ligj, të paqarta e në kundërshtim me njëra- tjetrën. Për të mos harruar, ishte vetë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, që kërkoi që Kolegji të mos flasë, po të flasë Komisioni i Venecias. Me kaq kuptohet se sa besim kishin ata te Kolegji i Islamit. Po nëse ta ka plasur shpirtin ODIHR, mos fol në emër të KiE. E mos e quaj veten socialist. Të paktën thuaj jam i paanshëm. Siç thua për vendimet e Kolegjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›