E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Spiunet", PS iken nga seanca: Ankim ne Kushtetuese

Rozeta Rapushi

Partia Socialiste do te ankimoje ne Gjykate Kushtetuese ligjin e "spiuneve". Ky eshte hapi qe selia roze do te ndermarre, pas bojkotit te djeshem ne seance plenare ku debatohej per hapjen e dosjeve te te gjithe ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Ne emer te grupit socialist, kryetarja Valentina Leskaj tha se projektligji per hapjen e dosjeve eshte bere vetem per interesa private, jo per vene ne vend drejtesine. "Nisma juaj bie ne kundershtim me 20 nene te Kushtetutes dhe ligje te tjera ne fuqi. Ju nderprisni ne mes, mandatin e te zgjedhurve, pa u lene mundesi qe te ankohen ne gjykate. Kjo eshte cenim i te drejtave te njeriut", tha Leskaj. Sipas saj, projekti vjen nga qeveria ne kete moment, sepse Berisha kerkon te mbuloje korrupsionin ne Durres-Kukes, tragjedine e Gerdecit si dhe marifetet e Fazllic. Leskaj tha se kryeministri po kerkon te sundoje me tirani politike, dhe te godase te gjitha institucionet e drejtesise. "Institucionet futen ne krize me kete nisme ligjore, nisur nga Gjykata Kushtetuese. Nenet e tij bien ndesh me Prokurorine e sistemin gjyqesor. Me keto menyra po krijoni nje gjykate te jashtezakonshme", tha Leskaj. Kryetarja beri thirrje ne Kuvend, qe PD ta terheqe kete nisme antikushtetuese, ne te kundert PS s'mund te behet pjese e diskutimeve. Ne keto kushte, menjehere pas fjales se kryetares, ashtu sic e vendosen edhe ne grupin parlamentar, deputetet socialiste braktisen nje e nga nje seancen e djeshme plenare. Sipas tyre, mazhoranca ne pushtet nuk pranoi qe projektligji te diskutohet me konsulente nderkombetare, sepse qeveria kerkon te mbroje Bashen dhe Fazllic. "Jemi per hapjen e dosjeve, nje ligj te mire, jo per te mbrojtur korrupsionin. S'mund te behemi pale me nje projekt te tille, qe cenon institucionet. Terhiqni projektin, e te konsultoheni me nderkombetaret. Nuk mund te behemi pjese, por do ndjekim hapat kushtetuese duke e ankimuar ne Gjykate Kushtetuese", paralajmeroi kryetarja. Sipas Leskaj, mandatet kushtetuese te te zgjedhurve me nismen e qeverise per hapjen e dosjeve, nderpriten ne kundershtim me Kushtetuten dhe nuk u jepet e drejta e mbrojtjes per shfajesim. Ndaj ajo e quajti si nje tentative per te mbytur ceshtjet nen hetim te qeverise per Durres-Kukes, tragjedine e Gerdecit si dhe te veprimtarive te Fazllic ne Shqiperi. Deputeti i PS-se, Balla eshte shprehur se "Ligji per pastrimin e figurave behet per te mbyllur ceshtjen e "Gerdecit", ceshtjen "Fazllic" dhe "Basha", tre ngjarjet me te nxehta qe implikojne qeveritaret. Mazhoranca kerkon qe me vote, te zhduke forcen e Prokurorise dhe gjykates. Hetimet e Gerdecit kane implikuar qeveritaret dhe me ane te ketij ligji ata kerkojne t'i mbyllet goja prokuroreve, pasi hetimet kane nxjerre ne loje personat me te larte te qeverise". Ne te njejten linje dhe kreu i PSD. Gjinushi e quajti projektligjin antikushtetues dhe nul juridikisht. Sipas tij, kjo eshte nje hakmarrje e kryeministrit per te ndeshkuar njerez pa gjyq. "Ju doni te hapni dosje te manipuluara, se tuajat i keni fshehur. Nuk mund te pastrohemi si vend, pa u pastruar nga Sali Gerdeci", u shpreh Gjinushi. Ndersa deputeti i LSI, Prifti, akuzoi dy partite e medha se po bejne teater ne kuvend, se veten e tyre e kane perjashtuar nga ligji qe po diskutohet. "Projekti qe keni sjelle eshte qesharak dhe nje teater, sepse ju qe keni dosje ne Kuvend e keni perjashtuar ndeshkimin ne ligj", kritikoi Prifti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›