E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyn kunatën drejt vetëhelmimit, arrestohet

02/06/2009   Shkak mendohet të ketë qenë fyerja për një lidhje jashtëmartesore

FIER- E kishte kapur ditë më parë vjehrri në flagrancë duke bërë dashuri me një djalë prej fshatit të tyre, në tokat e tyre private dhe ndërsa i shoqi nuk “kishte marrë asnjë masë” ndaj nuses që shkeli kurorën, duket se këtë rol e bëri i vëllai i tij, 49-vjeçari I. I. Ky i fundit e ka sharë, ofenduar në publik kunatën (nusen e vëllait) duke iu drejtuar asaj me fjalët më të rënda në shesh të fshatit, duke e shtyrë këtë të fundit të merrte aktin fatal, vetëvrasjen.

Vetëvrasja

Një 49-vjeçar banor i fshatit Çermë i komunës me të njëjtin emër është vënë në pranga të policisë lushnjare, pasi dyshohet se është personi që ka shtytur 34-vjeçaren M. I. (kunata, nusja e vëllait ) që të vetëvritej duke pirë disa medikamente (kokteil ilaçesh). Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 18 të pasdites së diel në fshatin Çermë, rreth 25 km larg qendrës së Lushnjës. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë lushnjare. Sipas burimeve të policisë, por edhe atyre nga vendi i ngjarjes mësohet se I. I. 49 vjeç banonte së bashku me të vëllanë dhe babanë në një banesë së bashku. Grindjet e here pas hershme mes të arrestuarit dhe kunatës së tij bënë që kjo e fundit ti japë fund jetës pasditen e diel duke pirë koktej medikamentesh. Zyrtarisht policia e Lushnjës ka pohuar për gazetën “Metropol” se disa ditë më parë M. I. është kapur prej vjehrrit të saj me një djalë të fshatit që mendohej se e kishte të dashur, por jashtë banesës, në tokat e tyre. Vjehrri ka vënë në dijeni fillimisht djalin e tij, burrin e të vetëhelmuarës. Pasi ky njihet si njeri shumë i urtë dhe nuk kish reaguar, babai ka vënë në dijeni djalin tjetër që edhe ky banonte me ta në një banesë familjarisht. Ky i fundit pasi ka marrë vesh ngjarjen ka shkuar në dyqanin e fshatit ku ka takuar kunatën e tij, e cila kish shkuar për të blerë ushqime, e ka qëlluar dhe i është drejtuar me fjalë banale si: “Na turpërove, na fute në gropë, o e përdalë, etj...”. Fjalët e tij janë dëgjuar edhe nga bashkëfshatarë të tjerë të pranishëm në ato momente. E ndodhur në këto kushte 34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë disa medikamente të vjehrrit nga sirtarët ku ndodheshin dhe i ka pirë. Pasi është gjendur në dhomën e saj rëndë ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës. Edhe pse bluzat e bardha të këtij spitali i kanë dhënë ndihmë mjekësore ajo ka ndërruar jetë në orën 18 të pasdites së diel. Policia pasi ka marrë vesh ngjarjen ka shkuar në banesën e tyre në Çermë ku ka marrë në pyetje familjarët. Policia më pas ka kryer edhe ndalimin e kunatit të saj, pasi ky ka qenë shkaktari që e çoi atë në vetëhelmim.

Vuante nga kanceri

Vret veten 69-vjeçari

LISHNJE- Kishte më shumë se 8 muaj që kishte mësuar për sëmundjen e vet të pashërueshme dhe kishte rënë në depresion të thellë. Dje një shtetas 69-vjeçar vendosi t’i japë fund vuajtjeve dhe të mos i bëhej barrë familjes duke qëlluar veten me armën e gjahut. 69-vjeçari Ndrek Petushi prej kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Kanë qenë komshinjtë që dëgjuan zhurmën dhe njoftuan familjarët që ndodheshin nga qendra e fshatit. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia pas marrjes vesh të lajmit. Burimet zyrtare të policisë pohuan se aktin e vetëvrasjes viktima 69-vjeçar e ka kryer në kushte të depresionit të rëndë psikik pasi vuante nga sëmundje e rëndë. Sipas fqinjëve dhe të afërmve, fjalët e vetme që përmendte shpesh i sëmuri para se të kryente aktin fatal kanë qenë: “Më mirë të vdes, do t’i marr në qafë me shpenzime të tepërta familjen time. Unë nuk kam shërim…”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›