Gara elektorale, KQZ përjashton Partinë e Punës të Riorganizuar
02/06/2009 Vendimi erdhi pas konstatimit të falsifikimit të firmave mbështetëse
Përfaqësuesi i PS-së në KQZ depozitoi deklaratën mohuese të noteres
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar, me kryetar Marko Dajti, nuk do të mundë ta vazhdojë garën e saj elektorale për zgjedhjet e qershorit 2009. Pas denoncimit nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste Genci Gjonçja për falsifikim të dokumenteve të kandidimit, KQZ mori dje pasdite vendimin ta çregjistrojë atë. Madje, kjo çështje do të ndiqet penalisht edhe nga organi i prokurorisë, pasi për këtë parti do të ketë edhe një kallëzim penal. “Meqë ne ishim ballafaquesit, mendojmë se ju keni gjithë detyrimin ligjor që për këtë shkelje t’i drejtoheni prokurorisë. PS-ja do të ndjekë procedurat e veta. Jo vetëm për të dënuar PPSH-në e Riorganizuar, por edhe për të vendosur këtë standard, që kushdo që guxon të luajë duhet të përballet me drejtësinë. Pas kësaj nuk duhet të lejohen praktika të tilla brenda apo jashtë KQZ-së”, - tha dje Gjonçaj pas vendimit. Më herët në mbledhjen e mëngjesit ai prezantoi para komisionerëve një deklaratë të noteres Miranda Xhemalçe, e cila përgënjeshtronte pretendimin e PPSH-së për kryerjen në këtë rast të veprimeve noteriale prej saj. “Duke iu referuar dokumenteve të depozituara nga kjo parti pranë KQZ-së, PS-ja administron si provë të pakundërshtueshme deklaratën e noteres, e cila tregon se nuk ka asnjë lidhje me vërtetimin e firmave të paraqitura në mënyrë zyrtare nga kjo parti”, - tha Gjonçaj. Në vijim të denoncimit të tij ai lexoi deklaratën në fjalë. “Dokumenti që përmban firmat e 10 296 shtetasve si mbështetës të PPSH-së në zgjedhje është i falsifikuar dhe nuk përmban asnjë element të vërtetimit noterial të bërë nga ana ime. Nënshkrimi nuk është imi, vula po ashtu dhe për më tepër asnjë person nuk është paraqitur para meje për të kryer veprimin për 10 296 deklarata mbështetëse për PPSH-në. Nuk kam asnjë dijeni për këtë veprim dhe kjo është vetëm një falsifikim”, - thuhet në deklaratën e noteres Xhemalçe. Pas kësaj edhe përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike pranë KQZ-së Njazi Kosovrasti e dënoi rastin në fjalë, duke u shprehur se falsifikatorët duhet të marrin përgjigjen e duhur nga ligji. “Në emër të PD-së e dënoj këtë akt. Për ne është e shëmtuar dhe e rrezikshme dhe duhet të ndiqen të gjitha rrugët ligjore, në mënyrë që ata që morën përsipër të bëjnë këtë falsifikim të marrin përgjigjen e duhur nga ligji”, - tha ai. Ndërsa kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, e këshilloi juristin Gjonçaj që për këtë rast të bëjë kallëzim në prokurori, ndërsa Komisioni do ta marrë çështjen në shqyrtim. Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar ishte subjekti i fundit zgjedhor i regjistruar nga KQZ-ja dhe i parafundit në fletën e votimit për të marrë pjesë në zgjedhje.
Modeli i zbardhjes së fondeve
KQZ-ja miratoi vendimin “Për miratimin e modelit të regjistrit të posaçëm që duhet të përdorin subjektet zgjedhore për regjistrimin e fondeve të përfituara për fushatën zgjedhore si dhe modelin e deklaratës që duhet të nënshkruajnë dhuruesit në çastin e dhurimit”. Në këtë vendim bën pjesë modeli i tabelës, ku do të shënohen në kolona të ndara përshkrimi i dhurimit, vlera në lekë, identiteti i plotë i dhuruesit, NIPT-i, data e dhurimit dhe numri i llogarisë ku u depozitua dhurata. Po ashtu ai përmban edhe deklaratën mbi konfliktin e interesave për financimin e subjekteve zgjedhore të personit juridik vendas ose aksionerit të subjektit zgjedhor për fushatën zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin 2009. Ndalimet përfshijnë tri kushtet që përcaktohen në neni 89 të Kodit Zgjedhor.