Topi: Pasqyroni me realizem gjendjen
Presidenti Topi ka pershendetur konferencen e ambasadoreve, duke vleresuar se Shqiperia eshte ne momente te rendesishme. "Ne kete proces te rendesishem te komunikimit dhe te informimit, diplomatet shqiptare duhet te njohin shume mire realitetin shqiptar dhe te jene realiste ne pershkrimin e tij. Shqiperia nuk eshte parajsa mbi toke. Se pari ata duhet te jene te sinqerte ne pasqyrimin, si te arritjeve ashtu edhe te veshtiresive qe has demokracia jone e re", ka deklaruar Topi. "Per te cilin ambasadoret shqiptare, por edhe Ministria e Puneve te Jashtme duhet te degjojne me vemendje dhe te percjellin ne nje kohe sa me te shpejte keshillat e kancelarive perendimore dhe miqve tane per zhvillimet ne Shqiperi". Ai eshte shprehur se diplomatet shqiptare nuk duhet te rreshtin se trokituri ne dyert, jo vetem te institucioneve zyrtare, por sidomos te mediave te huaja, te organizatave jofitimprurese, te opinionberesve dhe te biznesit, te elitave intelektuale dhe kulturore, me qellim qe Shqiperia dhe zhvillimet e saj pozitive te pasqyrohen me realizem.