PS: Berisha ka marre peng shtetin
TIRANE-Nuk rreshtin akuzat e socialisteve ne drejtim te kreut te qeverise per perpjekje te ekzekutivit per futjen ne dore te sistemit te drejtesise dhe prokurorise. Partia Socialiste denoncoi dje paketen e reformes ne drejtesi si anti-kushtetuese. Kryetari i Komisionit te Ligjeve ne PS, Ylli Manjani doli ne nje konference per shtyp ne seline e PS ku shprehu shqetesimin se projektligjet e qeverise ne kuader te reformes ne drejtesi, cenojne autonomine e ketij sistemi. "Qeveria e Sali Berishes ka hartuar nje numer projektligjesh anti-shtet, anti-reforme e anti-demokraci ndaj drejtesise ne kete vend. Projektligji per Administraten Gjyqesore, Projektligji per Noterine, Projektligji per Avokatine, Projektligji per Permbarimin, dhe Projektligji per Prokurorine jane nismat me te erreta qe ka njohur sistemi i drejtesise qe nga koha e komunizmit", tha Manjani. Sipas PS, veprimet e Berishes justifikohen dukshem. "Tashme per cdo shqiptar eshte e qarte se Berisha ka vetem nje hall: Si te mbrohet nga akuzat qe i vijne nga Drejtesia. Kryeministri ka zgjedhur te marre peng shtetin ligjor, edhe keto pak muaj qe kane ngelur, dhe me kete shtet te marre peng te sulmoje drejtesine", tha mes te tjerash Manjani. Selia roze madje e akuzon Berishen se po pengon drejtesine te punoje sipas ligjit. Ne kete kontekst, Manjani solli ne vemendje rastin Fazllic. "Te gjithe pame, se si driten per diell shteti i Sali Berishes ndaloi Prokurorine te beje detyren e saj ligjore, ne vend qe te ndalonte Fazllicin". PS angazhohet te ndale Berishen qe sic thekson Manjani nepermjet nismave te tij ligjore po perpiqet te pengoje drejtesine ne punen e saj apo te mbuloje deshtimet ne luften kunder korrupsionit.
Partia Socialiste premtoi se do mbeshtese cdo perpjekje te Prokurorise, gjykatave, notereve, avokateve dhe gjithe komunitetit te juristeve per te mbrojtur pavaresine kushtetuese te pushtetit juridik ne Republiken e Shqiperise. Njeheresh nje dite me pare, ka qene Dade ajo qe paralajmeroi anulimin e ligjeve te Berishes.
Partia Socialiste premtoi se do mbeshtese cdo perpjekje te Prokurorise, gjykatave, notereve, avokateve dhe gjithe komunitetit te juristeve per te mbrojtur pavaresine kushtetuese te pushtetit juridik ne Republiken e Shqiperise. Njeheresh nje dite me pare, ka qene Dade ajo qe paralajmeroi anulimin e ligjeve te Berishes.