Itali-Shqiperi, 5 marreveshje
Pas takimit te djeshem te kryeministrit Berisha dhe ministrit te Jashte italian, Franko Frattini mes qeverise shqiptare dhe asaj italiane u nenshkruan edhe 5 marreveshje dhe kontrata te rendesishme. Keshtu u nenshkrua nje marreveshje ne lidhje me konvertimin e lejeve te drejtimit. Kontrata u nenshkruan edhe per rikonstruksionin e nenstacionit elektrik "Tirana 2", mbi bazen e nje financimi nga Kooperacioni per Zhvillim i Ministrise se Puneve te Jashtme Italiane dhe koncesionit per parkun industrial te Koplikut. Nga ana tjeter u be dorezimi i pjeses se pare prej 5 milione euro te nje financimi te Kooperacionit per Zhvillim te Ministrise se Puneve te Jashtme Italiane per programin mbeshtetes te bizneseve te mesme dhe te vogla shqiptare. Po keshtu mes dy paleve u be edhe deklarata e shprehjes se interesit, per realizimin e nyjes energjetike ne Lezhe, te aktiviteteve dhe veprave ndihmese perkatese.