Shtypi gjerman: Greqia do dalë nga Eurozona

Dalja e Greqisë nga Eurozona, foto arkiv
Gazeta gjermane Deutsche Wirtschafts Nachricthen e bën fakt të kryer daljen e Greqisë nga Eurozona.
Gazeta gjermane Deutsche Wirtschafts Nachricthen në një shkrim të saj me titull, U ra dakord për daljen e Greqisë, gazeta shkruan se burimet janë marrë nga zyrtarë të Europës dhe BQE-s. Sipas këtyre burimeve, Greqia nuk do të jetë më pjesë e Eurozonës.
Por, ajo që të bën përshtypje është fakti se sipas kësaj gazete, dalja e Greqisë nga euro nuk lidhet me zgjedhjet e 17 qershorit.
Këtu sqarohet se është marrë vendimi të mos financohet më Greqia, pasi nuk ka arritur asnjë nga qëllimet nga reformat e ndërmarra, duke filluar që me memorandumin e parë.
Paralelisht, vihet në dukje se edhe pse iu dha kohë e mjaftueshme, rezultatet që ka regjistruar trojka, nuk ishin të pëlqyeshme dhe misioni u cilësua i pamundur.
Por në këtë shkrim përmenden edhe deklaratat e ish-kryeministrit, Luka Papadimos, i cili tha në mënyrë indirekte u shpreh se Europa po përgatitet për daljen e Greqisë nga Eurozona. /E.L/