E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH: Ligji nuk ka fuqi ndaj zyrtarëve të lartë

Departamenti i Shtetit Amerikan

Korrupsioni në të gjitha degët e qeverisë dhe praktikisht në të gjithë sistemin gjyqësor, mbetet problemi serioz i Shqipërisë, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan.

Ligji parashikon dënim penal për korrupsionin zyrtar por gjithsesi qeveria nuk e ka zbatuar në mënyrë efektive. Vazhdimisht zyrtarët janë përfshirë në praktika korruptive por nuk ka pasur ndëshkim. Në raport thuhet se para ligjit janë nxjerr disa zyrtar të nivelit të ulët dhe të nivelit të mesëm por gjykimi i zyrtarëve të lartë mbetet problematik.

Theksohet se imuniteti është pengesë për të ndjekur penalisht zyrtarët e nivelit të lartë për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Sa i takon zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes politike thuhet se zgjedhjet e fundit ishin të politizuara dhe u shoqëruan nga mos besimi mes qeverisë dhe opozitës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›