Shtypi i diskredituar majtist, si Rrët Ilia!
Nuk është fjala vetëm për kartën e shkruar, por edhe për mediet, në përgjithësi. Dhe, ajo që duhet theksuar, është se primatin e mban propaganda majtiste e skajshme. Kjo është më e fuqishmja nga ana financiare. Propaganda e saj është në volí të nostalgjisë diktatoriale, paçka se ka edhe ndonjë shkrim për vlerat e vërteta, Fishtën apo Koliqin, për shembull. Sa për t’u dukur asnjanëse...Nuk duhet përpjekje e madhe për të argumentuar hipokrizinë, që kjo farë propagande të duket e besueshme. Nexhmije Hoxha del në faqe të parë, me tituj makroskopikë, për të treguar gjëra të hamendësuara; për të bërë apologjinë e Enver Hoxhës, për të treguar “trimëritë e tij” për shkëputjen nga Pakti i Varshavës, madje edhe patriotizmin e tij në një antititizën si kofini pas të vjelit!Këto mjete propagandistike për ta mbajtur nostalgjinë anakronike në pupla, sulmojnë gazetat e djathta dhe e quajnë njëzëshëm gazetësn “55” si ekstremmiste. Shumë injorantë, fanatikë të indoktrinuar, përsërisin fjalën “ekstremiste”, pa qenë të aftë të shpjegojnë se ku qëndron ekstremizmi i saj. Te përdorja e faqeve të saj nga ish-të përndjekurit politikë për të paraqitur problematikën e tyre, kur “Liria” degradoi, që në kohën e F. Nanos, pas mënxyrës së 1997-s? Se shpalli hapur që Instituti i Integrimit, pas shkrirjes së Komitetit të ish-të Përndjekurve Politikë pranë Këshillit të Ministrave, për një kohë shumë të gjatë i bënte fresk PS-së e cila, në atë kohë fill pas ’97-s, e pati jo vetëm Institutin, por edhe Shoqatën, si freskore që titullarë të rëndësishëm majtistë të thoshin në SHBA: “Të përndjekurit janë me ne?”. Quhej ekstremizëm edhe qëndrimi konsekuent kundër familjes bllokmene, kundër nostalgjisë enveriste, kundër propagandës në dobi të regjimit të rrëzuar?Lustracioni i përdhosur nga pleqtë nostalgjikë në Gjykatë nxori në pah sesi mëkatarët nderoheshin dhe vinin dhjamë, kurse ish-të përndjekurit humbën edhe ato prioritete që kishin gjer në vitin tragjik 1997: Ndërprerja e ndërtimit të banesave për të përndjekurit, abrogimi i 1 %-shit të fitimeve të biznesit në favor të shtresave të rrënuara nga diktatura, heqja e të drejtave të studimeve jashtë shtetit ndaj bijve të të përndjekurve, poshtërimi i këtyre të fundit nga mëkatarë në shërbim të krimeve të diktaturës, që i kërcënonin paturpësisht: “Kur s’ju rropëm të gjallë!” – të gjitha këto janë argumente që provojnë sesi majtistët ekstremistë mundohen ta zhbëjnë ligjin për lustracionin.Mund të provohet lehtësisht se propaganda majtiste është antieuropianiste. Për fat të keq është më e bollshme, më e pasur, e ngërthyer në detyrën e saj për të mbajtur gjallë nostalgjinë. E, megjithatë, prej kohësh ka dalë Valentina Leskaj për t’u qarë se filan medie është e njëanshme; se ka disa minuta më shumë për të djathtën... e mashtrime të tjera të marrëzishme. Le të bëhet një bilanc i lehtë: të merren një për një të gjitha shkrimet e gazetave dhe të stacioneve televizive të një dite dhe të shihen në përmbajtje sesa janë në favor të enverizmit të maskuar; dhe sa janë në dobi të demokracisë së vërtetë. Raporti mund të jetë më shumë se 4:1. Duke mos qenë të ngopur me kaq skuthët, të shpërndarë anë e mbanë, gjejnë çetelja çetelen që të marrin ndonjë pohim sipas oreksit dhe ta bëjnë themrën e Akilit, për mashtrim. është rasti i Free House që jep mendime në havá se ka shpërpjesëtim në dobi të së djathtës!Pa na dalin edhe mercenarët interesaxhinj, që u bënë renegatë vetëm e vetëm për përfitime materiale vetjake. Këta, janë bërë nga më ekstremistët, dëmtues të pacipë të PD-së, së cilës i kthyen shpinën. Por janë rreshtuar edhe në korin majtist për dëmtimin e interesave shqiptare në përkitje me liberalizimin e vizave dhe me aderimin sa më shpejt në BE. Duket se ndërkaq këta ithtarë rishtarë të ekstremizmit majtist u dashka të japin prova për prozelitizmin e tyre, domethënë për ndërrimin e fesë politike!* * *Dhe këtu na duhet të japim një rast irritues: “Tema” nuk ka reshtur më parë në gazetën e saj dhe tani, në Internet, me shkrime në një rubrikë të caktuar, që përmban fjalët më të ndyra të fjalorit dhe jashtë fjalorit. Përmban në mënyrë të përditshme emrin e një personi të vetëm që kuptohet se nuk mund të quhet as polemikë, as pamflet. Pamfleti është njëlloj shkrimi i një natyre të veçantë, që përmban talljen në thelb, por që nuk i drejtohet vetëm e vetëm një njeriu. Pra, s’kemi të bëjmë me pamflete. Por këta lloj shkrimesh nuk janë as libele, një fjalë kjo që nuk përdoret te ne, që ka kuptimin e shkrimeve keqdashëse. Jo se shkrimet e Meros nuk janë keqdashëse, por janë vazhdimisht e kurdoherë në dëm të një personi. Nuk mund të quhen as vodvile, që përdoreshin shumë në Francë dhe që kishin kuptimin e një mikrokomedie zbavitëse. Sepse ato të Meros nuk janë aspak zbavitëse, por dëmtuese, poshtëruese, monotone. Përfshihen në një rubrikë, që quhet “Antena brenda familjes”!Të gjitha këto shkrime janë të bezdisshme dhe i drejtohen ditë për ditë një publicisti, Sandrit. Më kishin thënë për fjalët e pambaruara të pista në këto shkrime që s’janë as pamflete, as libele, as vodvile, siç e thamë. Madje ai miku im, që më tha këtë, është paksa tradicional dhe ishte revoltuar shumë nga fjalët e këtyre shkrimeve. Dhe u bëra kureshtar e lexova dy shkrime, të njëpasnjëshme. Në të parin: 1: “Sandri, i shqetësuar për honorarin e... ka tallë trapin me...”: 2: “Po e morën vesh këta b.q...”. 3: “ Mua mu (m’u) q. n. se ....4: ...ma dhjeu në fakt...”. 5: “lëre atë k... por si t’ia bëjmë”. 6: “si ta mbyllim se na u q... nëna”. 7: “lëre mos na q... nënën, por...”. 8: “atë k... s’e besojnë qysh nga...9: ... ia ka q... nënën qysh nga...”. Në të dytin::1:“ Po ti, mo k..., ç’e do...”. “....është k......”. 3: “po ti qenke bole fare...”. 4: po si, mo bole, do blesh...”. 5: ...”vari leshtë...”. 6: “... të plasi trapi...”.Siç shihet ka edhe fjalë pa iniciale. I rrofshin shkurtimet, kur fjala është e kuptueshme edhe nga njerëzit më të përkorë.Kërkon t’i kundërvihesh një personi? Një pamflet, - së fundi dy, - mjafton. Por jo ditë për ditë duke i rënë kavallit në një vrimë. Përndryshe, këto shkrime bëhen si një sfidë. Ose, siç thotë Kadareja, që s’i pëlqen fjalët e huaja, kjo do të thotë “dil të të dal!” (“Darka e gabuar”, f. 128). Pra, këto shkrime kanë tiparet e një provokimi. Kështu janë të shumtë ata që nuk habiten kur rrihet, herë pas here. Qëkur ia bëri naftën PD-së, e hapi gojën dhe e bëri shpellë. Mbase më parë, kur ishte përkrahës i PD-së, nuk ia duronte doktori ato fjalët pa doganë. Dhe reshtesh, paksa, në vulgaritetet e tij. Tani na u bë si Ilia. Ilia ishte një bredharak rrugësh, maniak dhe ngacmonte fëmijët. Por edhe ata, si fëmijë, nuk e linin rehat. “Rrët Ilia”, - ia ngrinin nervat edhe ata. Ilia nuk përtonte e i ndiqte, por nuk i arrinte dot. Se fëmijët ishin më të shpejtë. Por do ti që fëmijët u mërzitën së ngacmuari Ilian? Tani ishte ky që u krruhej: “Rrët Ilia” – u thoshte. Dhe ata e rifillonin refrenin: Rrët Ilia! Sërish fillonin ndjekjet...Veçse tani, që të flasim më seriozisht, këto fjalë monotone, të ndyra madje, janë edhe dëmtuese me një person që merret edhe me biznes. Dëmtojnë biznesin.Megjithatë... Ilia s’do t’ia dijë!...