E Diel, 1 Nëntor 2026

tri Berisha përuroi sot godinën e re, të degës së infermierisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Kryeministri Berisha përuroi sot godinën e re, të degës së infermierisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Duke përshëndetur studentët dhe pedagogët e pranishëm, kryeministri Berisha kujtoi me nostalgji vitet e punës së tij si praktikant, në këtë godinë,  së bashku me mjekë të tjerë. Kryeministri vlerësoi me mirënjohje punën e mjekëve dhe infermierëve të kësaj godine , të cilët me përkushtimin dhe vetëmohim të veçantë u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të Shkodrës.

Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria ka në fokus të vëmendjes së saj punën e mjekëve dhe infermierëve dhe se nuk do të reshtë përpjekjet për ta vendosur këtë profesion në piedestalin që meriton.

Më tej, Kryeministri u shpreh:

“Ju përshëndes përzemërsisht , ju uroj gëzuar këtë godinë në të cilën në moshën tuaj, unë kam kaluar shumë net si stazhier pranë mjekëve më të rritur. Në këtë godinë në të cilën janë kuruar dhe lehtësuar me qindra dhe mijëra qytetarë të Shkodrës, kanë punuar me përkushtim dhe vetëmohim të veçantë qindra infermiere dhe mjekë. Ndihem i lumtur që kjo godinë shndërrohet sot në një korpus të rëndësishëm të Universitetit të Shkodrës dhe konkretisht të degës suaj infermieri.

Me këtë rast dua t’u uroj shumë suksese, të shpreh nderimin tim më të thellë për ju, për zgjedhjet që ju keni bërë për këtë profesion kaq fisnik, më fisnikun e të gjitha profesioneve të tjera. Infermieri përbën profesionistin më të çmuar të njeriut të sëmurë, të njeriut në nevojë, por dhe të njeriut të shëndoshë për të zhvilluar shëndetin e tyre.

Është një profesion shumë i respektuar dhe në qoftë se ju e ndiqni ndopak veprimtarinë e qeverisë ju do të konstatoni që në krye të të gjitha profesioneve të tjera për rritjen e rrogave ne kemi vendosur atë të infermierit, sepse askush nuk ka një punë më delikatë, më të rëndësishme, më të dobishme, por edhe më të vështirë se sa infermierët.

Unë ju siguroj ju se ne do të bëjmë çdo përpjekje që ju të mund të përmbushni me përkushtim të madh, me humanizëm të vërtetë, me profesionalizëm të plotë detyrën tuaj, që është më shumë se detyre, është mision sepse ti shërbesh një të sëmuri është një mision i madh. Nuk ka prind më të mirë sesa prindi që i përkushtohet fëmijës së tij të sëmurë. Nuk ka vëlla dhe motër më të mirë se sa ai që i përkushtohet vëllait dhe motrës se tij, ne nevojë. Kështu edhe ju në profesionin tuaj shndërroheni në një person shumë të dashur dhe familjar.

Kënaqësia më e madhe që jep profesioni juaj, është mirënjohja e thellë që shërbimi juaj ngjall dhe kjo mirënjohje meriton të gjithë përkushtimin tuaj profesional dhe njerëzor.

Ju siguroj se qeveria nuk do të reshtë së përpjekuri për të vendosur profesionin tuaj në piedestalin që ai meriton “

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›