E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi izraelit kritikon Papa Benediktin e XVI-të

Jerusalem - Vizita e Papa Benediktit të XVI-të në Lindjen e Mesme është shoqëruar me kritika të shumta nga mediat izraelite. Disa nga gazetat më prestigjioze të Izraelit thonë se të vetmit të fituar nga vizita e Papës ishin palestinezët.

Logjika e tyre mbështetet tek zgjidhja që dha Benedikti i XVI-të për krijimin e dy shteteve. Gjithashtu Papa dënoi barrierat që janë ngritur në Bregun Perëndimor.

Gazeta “Haaretz” shkoi më tej, kur e krahasoi Papa Benediktin e XVI-të me grupin muzikor “Depeche Mode”, nga i cili spektatorët prisnin gjëra të mëdha, por nuk ndodhen. Sipas gazetës izraelite, edhe Papa, edhe “Depeche Mode”, lanë pas spektatorë të zhgënjyer, por edhe të kënaqur.

Gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme Papa përmendi domosdoshmërinë e krijimit të shtetit palestinez, duke u bazuar tek historia dhe e drejta e tyre për sovranitet. Papa mbajti edhe një meshë në qytetin e Nazaretit, në të cilën bëri thirrje për paqe mes të krishterëve dhe myslimanëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›