Shtypi kosovar çelet me urimet për Obamën
Prishtinë - Të tetë gazetat e përditshme kosovare, të mërkurën, i hapin faqet e para me lajmin për zgjedhjen e presidentit të 44-të të SHBA-së, Barack Obama. Në artikullin me titullin “Shpresa e botës”, Express shkruan se në fjalimin e tij të parë si President, Obama u dërgoi mesazh krejt botës se koha për ndryshime ka ardhur. Ndryshimet do t’i nisë në vendin e tij, thekson gazeta, e cila në ballinë ka botuar një foto të madhe nga betimi i presidentit të ri amerikan. Gazeta sjell gjithashtu komplet fjalimin inaugurues dhe një profil të Obamas.
Ndërsa Zëri raporton se në fjalimin inaugurues, Obama paraqiti prioritetet e politikës së tij gjatë mandatit si president i SHBA-së. Gazeta konstaton se amerikanët dhe bota e shohin me shumë optimizëm dhe shpresë ardhjen e Obamës në krye të shtetit më të fuqishëm amerikan.
Ndërkaq si artikull kryesor në numrin e të mërkurës, Zëri ka paralajmërimin e sindikalistëve të policisë së Kosovës për protesta, pasa dështimit të marrëveshjes së nënshkruar dy muaj më parë me Qeverinë e Kosovës. “Qeveria nuk e përmbush marrëveshjen, Policia e Kosovës proteston më 31 janar”, është titulli i artikullit, në të cilin Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë citohet të ketë thënë se “këshilli organizativ i protestave ka marrë vendim që protesta të mbahet më 31 janar të këtij viti, sepse ne jemi të zhgënjyer, jemi të revoltuar pse nuk është realizuar marrëveshja ashtu si është arritur”. Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka thënë se gjithçka që është në përputhje me ligjin kanë të drejtë ta bëjnë edhe policët e Kosovës.
“Obama nis historinë e re të Amerikës” është titulli që sjell Koha Ditore në ballinë lidhur me inaugurimin e presidentit të 44-të të SHBA-së. “E tërë bota i ka kthyer sytë drejt Ëashingtonit, të martën, për të përcjellë inaugurimin e Barack Obamas, njeriut që hyn në histori si kryetari i parë me ngjyrë i SHBA-së. Shpresat janë të mëdha se ai do të bëjë ndryshime, derisa trashëgon dy luftëra të papërfunduara dhe ekonominë amerikane në recesion të thellë”, shkruan gazeta.
Ndërkaq në tekstin kryesor të ballinës, kjo gazetë trajton çështjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas gazetës, AAK-ja po vazhdon me përpjekjet për unifikimin e opozitës për padi ndaj presidentit Fatmir Sejdiu.
Me titullin kryesor “Presidenti i botës”, gazeta Lajm hapet të mërkurën duke cituar pjesë të fjalimit të presidentit të 44-të të SHBA-ve, Barack Obama, i cili iu drejtua rreth 2 milionë të pranishmëve dhe miliarda njerëzve në tërë botën, vetëm pak minuta pasi zyrtarisht mori këtë detyrë.
Edhe Kosova Sot, sjell detaje nga ceremonia e betimit të presidentit Obama, duke sjellë nën titullin “Obama: Amerika sërish do të prijë”.
Gazeta “Epoka e Re” si artikull kryesor ka gjithashtu betimin e Barack Obamas, e shoqëruar me një fotografi të madhe ku presidenti i ri shihet me dorën e ngritur lartë. Krahas titullit kryesor “Një lindje e re për lirinë, gazeta ka publikuar edhe nëntitullin “Urime president Obama - Faleminderit Bush”.
Edhe gazeta “Infopress” hapet me të njëjtën temë duke i uruar mirë se ardhje presidentit amerikan në detyrë, me titullin në gjuhën angleze “Ëelcome President”.
Ndryshe nga gazetat e tjera, Bota Sot, si kryesore në ballinë ka një fotografi ku shihet i tërë stafi i kësaj gazete duke bërë homazhe para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në trevjetorin e vdekjes së tij.
Per Start nga Prishtina, Veton Rugova