Dy zyrtare te Permbarimit, nen akuze per pronat
Korce- Dy zyrtare te Permbarimit ne Korce vihen nen akuze nga prokuroria, per "shperdorim detyre". Policia vendore shoqeroi dhe me pas la per hetim ne gjendje te lire Petrit Tabakun 49 vjec, me detyre permbarues gjyqesor ne Degen e Permbarimit Korce dhe Robert Bregun 53 vjec, ekspert vleresues ne kete dege. Hetimi ka nisur pasi dy dite me pare ka bere kallezim, biznesmeni Jani Lluka 52 vjec, i cili ka deshmuar se Tabaku ne kundershtim me ligjin ka bere nje ankand per te cilin pala kreditore, nje banke private, ka kerkuar pezullimin. Kurse per te dyshuarin Bregu kallezuesi eshte shprehur se ka bere nje vleresim prone qe ndodhet ne autostraden Korce-Bilisht, nje ndertese me siperfaqe 2 mije metra dhe nuk ka nxjerre vleren reale. Per te dy zyrtaret hetimet i ndjek prokuroria deri ne verifikimin e plote te dokumentacioneve.