E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turp kuqezi, Bjellorusia tallet në Tiranë

Dash Frasheri
Shqipëri-Bjellorusi 2-4. Shqipëria bëri paraqitjen më të shëmtuar pikërisht atëherë kur të gjithë ne, tifozët kuqezi, shpresonim se do të ishte mbrëmja e rekordeve: 14 pikë dhe arritjen e vazos së katërt. Skuadra që i rezistoi për 90 minuta Holandës dhe i mori barazim Bullgarisë në "Qemal Stafa", ishte një shëmbëlltyrë e shëmtuar e skuadrave shqiptare të viteve 1960-2000. Një turp i madh. Për fanellën kuqezi, por edhe një tradhti e madhe për të gjithë ata tifozë që lanë shtëpitë e tyre për të ndjekur nën shiun e rrëmbyeshëm skuadrën e tyre në një "Qemal Stafa" të baltosur. Të gjithë të dobët, përvec dy golave të Bogdanit dhe Kapllanit. Në nën një shi të rrëmbyer është duke u zhvilluar takimi Shqipëri-Bjellorusi. Numër i konsiderueshëm shikuesish në "Qemal Stafa", që po i japin mbështetje skuadrën kuqezi së drejtuar zyrtarisht në bankinë nga Kovacic. Dhjetë minutat e para ishin të barabarta, me ndonjë ngacmim të Kapllanit dhe Skelës (të dyja nga larg), por dhe bjellorusët i kanë dhënë tonin takimit. Kutuzov (11') pati rastin më të mirë për të kaluar Bjellorusinë në avantazh, por gjuajtja e tij nga rreth 16 metra u devijua nga Beqaj. Bjellorusia iu shfaq më kërkuese në lojë, madje duke rrezikoi disa herë nga afër. Bogdani ndërmori një aksion nga e djathta e sulmit, pasoi për Kapllanin në zonën e vogël, por sulmuesi i Karslruhes gjuajti dobët duke humbur një mundësi të shkëlqyer për të shënuar golin e parë në minutën e 14-të. Në minutën e 16-të Cana ekzekutoi një goditje të lirë nga 20 metra por topi përfundoi disa metra sipër traut. Minuta e 25-të solli edhe dëmtimin e portierit Beqaj, i ci,i pas ndihmës së marrë nga stafi mjekësor vazhdoi lojën. Kirengin u ndëshkua me karton të verdhe për ndërhyrjen ndaj Beqaj. Minuta e 32-të ishte fatale, kur nga një gjuajtje prej 25 metrash Romashenko shënoi golin e parë, edhe pse Beqaj në tentativë për ta grushtuar topin vetëm sa e shtyhu në rrjetë. E pabesueshme 0-1. Baric kuptoi se mbrojtja nuk funksiononte si duhet dhe zëvendësoi Rustemin me Vangjelin në minutën e 37-të. Minuta e 42-të solli edhe barazimin e Shqipërisë, kur Erion Bogdani falë sprintit të fuqishëm të tij hyri në zonë dhe goditi me forcë në trekëndëshin e majtë. Goli i parë i sulmuesit të Livornos në këto eliminatore. Ashtu sic edhe kishte premtuar ish-sulmuesi i Sienës. Pas dy minutash erdhi radha e Kapllanit për të treguar aftësitë e tij, kur brenda zonës dhe harkoi topin me zgjuarsi mbi portierin kundërshtar. Goli i katërt i tij me fanellën e Shqipërisë, duke u konfirmuar edhe si golashënuesi më i mirë shqiptar i këtyre eliminatoreve. Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte me fitoren tonë, Kutuzov duke përfituar edhe nga një mbulim jo i mirë i Vangjelit shënoi golin e barazimit në minutën e 45-të. PJESA E DYTË - Tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Nevil Dede humbi një rast ideal kur mbrojtësi i Tiranës shumë pranë portës e goditi tipin jashtë në rënie e sipër. Vangjeli në minutën e 50-të gjuajti nga larg por jashtë. Skela u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 53-të. Në minutën e 55-të, Aleksandër Hleb u fut në zonën tonë, i lëshoi një top Kutuzovit, i cili shmang edhe ndërhyrjen e Dedes, që rrëshqet e më pas edhe Dallkun dhe ndëshkoi për herë të tretë Beqajn. Në minutën e 60-të Dallku dha një top të bukur për Skelën, i cili pas disa manovrimesh të bukura brenda zonës goditi, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën transversale. Një rast shumë i mirë për të barazuar. Tri minuta më pas Maksim Romashenko tentoi të hyjë në zonë, por aty pengohet nga Dallku dhe gjyqtari turk Demirlek tregoi pikën e bardhë duke ndëshkuar edhe Dallkun me karton të verdhë. Romashenko ekzekutoi me qetësi 11-metërshin që e fiksoi rezultatin 2-4. Pas kësaj edhe një tjetër rast për bjellorusët për të shënuar golin e pestë. Kovacic zëvendësoi në minutën e 70-të Edmond Kapllanin duke hedhur në fushë Hamdi Salihin. Në minutën e 76-të Kova provon të luajë me tri sulmues duke hedhur në fushë Bushin në vend të mesfushorit Altin Lala, jashtë forme në këtë takim. Një ditë e dobët e Kombëtares sonë, një nga më të errëtat në historinë e saj në "Qemal Stafa", pikërisht atëhere kur dukej se do Baric do të vendoste rekordin me 14 pikë në grup dhe vendin në vazon e katërt. Është turp. Të tallet Bjellorusia në Tiranë. Mund të shënojnë golin e pestë, por as Hleb dhe as Romashenko nuk duan ta shënojnë atë edhe pse i kanë mundësitë. Lorik Cana, i cili mori shiritin e kapitenit pas largimit të Lalës, u ndëshkua me karton të verdhë. Në minutën e 87-të, rasti më i mirë për Shqipërinë për të shënuar golin e tretë. Duro harkoi topin drejt portës dhe aty Salihi goditi fuqishëm me kokë, por pa mundur të shënojë. Duro pati edhe mundësinë e fundit por portieri bjellorus e priti topin. Përfundimisht 2-4, por dhe në vendin e katërt me pikë të barabarta me Slloveninë, nga 11 në 11 ndeshje. Shqipëria luantë mërkurën e ardhshme në Bukuresht me Rumaninë, ndërsa Bjellorusia pret Holandën në shtëpi. Shqipëri-Bjellorusi 2-4 Golat: 0-1 Romashenko 32, 1-1 Bogdani 42', 2-1 Kapllani 44', Kutuzov 2-2 45', 2-3 Kutuzov 55, 2-4 Romashenko 63 (11-m)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›