Rezultat final: Shqipëri-Bjellorusi 2-4

Shqipëri-Bjellorusi 2-4
Golat: 0-1 Romashenko 32, 1-1 Bogdani 42', 2-1 Kapllani 44', Kutuzov 2-2 45', 2-3 Kutuzov 55, 2-4 Romashenko 63 (11-m KOMENTI- Pjesa e dyte Tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Nevil Dede humbi një rast ideal kur mbrojtësi i Tiranës shumë pranë portës e goditi tipin jashtë në rënie e sipër. Vangjeli në minutën e 50-të gjuajti nga larg por jashtë. Skela u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 53-të. Në minutën e 55-të, Aleksandër Hleb u fut në zonën tonë, i lëshoi një top Kutuzovit, i cili shmang edhe ndërhyrjen e Dedes, që rrëshqet e më pas edhe Dallkun dhe ndëshkoi për herë të tretë Beqajn. Në minutën e 60-të Dallku dha një top të bukur për Skelën, i cili pas disa manovrimesh të bukura brenda zonës goditi, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën transversale. Një rast shumë i mirë për të barazuar. Tri minuta më pas Maksim Romashenko tentoi të hyjë në zonë, por aty pengohet nga Dallku dhe gjyqtari turk Demirlek tregoi pikën e bardhë duke ndëshkuar edhe Dallkun me karton të verdhë. Romashenko ekzekutoi me qetësi 11-metërshin që e fiksoi rezultatin 2-4. Pas kësaj edhe një tjetër rast për bjellorusët për të shënuar golin e pestë. Kovacic zëvendësoi në minutën e 70-të Edmond Kapllanin duke hedhur në fushë Hamdi Salihin. Në minutën e 76-të Kova provon të luajë me tri sulmuesë duke hedhur në fushë Bushin në vend të mesfushorit Altin Lala, jashtë forme në këtë takim. Një ditë e dobët e Kombëtares sonë, një nga më të errëtat në historinë e saj në "Qemal Stafa", pikërisht atëhere kur dukej se do Baric do të vendoste rekordin me 14 pikë në grup dhe vendin në vazon e katërt. Është turp. Të tallet Bjellorusia në Tiranë. Mund të shënojnë golin e pestë, por as Hleb dhe as Romashenko nuk duan ta shënojnë atë edhe pse i kanë mundësitë. Lorik Cana, i cili mori shiritin e kapitenit pas largimit të Lalës, u ndëshkua me karton të verdhë. Në minutën e 87-të rasti më i mirë për Shqipërinë për të shënuar golin e tretë. Duro harkoi topin drejt portës dhe aty Salihi goditi fuqishëm me kokë, por pa mundur të shënojë. Duro harkoi topin drejt portës dhe aty Salihi goditi fuqishëm me kokë, por pa mundur të shënojë. Duro pati edhe mundësinë e fundit por portieri bjellorus e priti topin. Përfundimisht 2-4, por dhe në vendin e katërt me pikë të barabarta me Slloveninë, nga 11 në 11 ndeshje. Shqipëria luantë mërkurën e ardhshme në Bukuresht me Rumaninë, ndërsa Bjellorusia pret Holandën në shtëpi. Pjesa e pare: -Në nën një shi të rrëmbyer është duke u zhvilluar takimi Shqipëri-Bjellorusi. Numër i konsiderueshëm shikuesish në "Qemal Stafa", që po i japin mbështetje skuadrën kuqezi së drejtuar zyrtarisht në bankinë nga Kovacic. Dhjetë minutat e para ishin të barabarta, me ndonjë ngacmim të Kapllanit dhe Skelës (të dyja nga larg), por dhe bjellorusët i kanë dhënë tonin takimit. Kutuzov (11') pati rastin më të mirë për të kaluar Bjellorusinë në avantazh, por gjuajtja e tij nga rreth 16 metra u devijua nga Beqaj. Bjellorusia iu shfaq më kërkuese në lojë, madje duke rrezikoi disa herë nga afër. Bogdani ndërmori një aksion nga e djathta e sulmit, pasoi për Kapllanin në zonën e vogël, por sulmuesi i Karslruhes gjuajti dobët duke humbur një mundësi të shkëlqyer për të shënuar golin e parë në minutën e 14-të. Në minutën e 16-të Cana ekzekutoi një goditje të lirë nga 20 metra por topi përfundoi disa metra sipër traut. Minuta e 25-të solli edhe dëmtimin e portierit Beqaj, i ci,i pas ndihmës së marrë nga stafi mjekësor vazhdoi lojën. Kirengin u ndëshkua me karton të verdhe për ndërhyrjen ndaj Beqaj. Minuta e 32-të ishte fatale, kur nga një gjuajtje prej 25 metrash Romashenko shënoi golin e parë, edhe pse Beqaj në tentativë për ta grushtuar topin vetëm sa e shtyhu në rrjetë. E pabesueshme 0-1. Baric kuptoi se mbrojtja nuk funksiononte si duhet dhe zëvendësoi Rustemin me Vangjelin në minutën e 37-të. Minuta e 42-të solli edhe barazimin e Shqipërisë, kur Erion Bogdani falë sprintit të fuqishëm të tij hyri në zonë dhe goditi me forcë në trekëndëshin e majtë. Goli i parë i sulmuesit të Livornos në këto eliminatore. Ashtu sic edhe kishte premtuar ish-sulmuesi i Sienës. Pas dy minutash erdhi radha e Kapllanit për të treguar aftësitë e tij, kur brenda zonës dhe harkoi topin me zgjuarsi mbi portierin kundërshtar. Goli i katërt i tij me fanellën e Shqipërisë, duke u konfirmuar edhe si golashënuesi më i mirë shqiptar i këtyre eliminatoreve. Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte me fitoren tonë, Kutuzov duke përfituar edhe nga një mbulim jo i mirë i Vangjelit shënoi golin e barazimit në minutën e 45-të.