E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi serb: Reduktimi i KFOR-it, në qershor

Shtypi i Beogradit njofton se numri i forcave të KFOR-it në Kosovë do të reduktohet në minimum, duke filluar nga muaji qershor i këtij viti. Lajmin e publikoi gazeta "Politika", që iu referua burimeve në selinë e NATO-s në Bruksel. Një diplomat anonim i NATO-s, ka deklaruar se ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen në qershor në Bruksel dhe do të vendosin për praninë e ardhshme simbolike të KFOR-it në Kosovë. Sipas burimit, tërheqja e KFOR-it nuk duhet të inkurajojë elementët ekstremiste në veri të Kosovës dhe EULEX-i, policia lokale dhe FSK-ja do të jenë garanci e mjaftueshme për ruajtjen e stabilitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›