Pakistan, sulmohet ekipi i Sri Lankës

Të paktën shtatë persona, anëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe të paktën tetë anëtarë të ekipit të kriketit të Sri Lankës janë plagosur të martën si pasojë e një sulmi të mirëkoordinuar në Lahore, të Pakistanit. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët vendas. Autobusi me të cilin udhëtonte ekipi u sulmua ndërsa i afrohej stadiumit Gadafi ku do të zhvillonte një ndeshje kundër Pakistanit. të plagosur besohet se janë gjashtë lojtarë, dy trainerë dhe disa persona të paidentifikuar personash të tjerë. Sipas policisë, mendohet se të paktën 12 njerëz hapën zjarr ndaj skuadrës së kriketit. Një nga lojtarët e dëmtuar, Tharanga Paranavitana, pësoi një lëndim sipërfaqësore, bën të ditur komisioneri i Lahorës. Ndërsa një lojtar tjetër ka marrë një plagë të rëndë në pjesën e legenit, megjithatë sipas Khan, ekipi I sri lankës është aktualisht i sigurtë, edhe pse janë dhe katër lojtarë të tjerë që kanë marrë plagë nga xhamat e thyera të automjetit me të cilin udhëtonin. "Ky ishtë një sulm shumë i mirë-planifikuar," thotë zyrtari i sigurisë Nadeem Sajed. Shumë ekipe ose skuadra,kryesisht nga skuadrat kombëtare të Australisë dhe Indisë, kohët e fundit nuk dëshirojnë të udhëtojnë për në Pakistan për të zhvilluar ndehsjet e kriketit për shkak të situatës së pasigurisë. Qeveria e Pakistanit, është përpjekur të kontrollojë dhe të ndalë terrorizmin në vend. Sulm me pasoja tragjike ishte edhe atentati që iu bë ish kryeministres 54 vjeçare Benazir Bhutto,e cila u vra gjatë kohës që po zhvillonte një takim me elektoratin.më herët India ka fajësuar dhe akzuuar pakistanin se është një strehë për ekstremistët, të cilët kanë filluar sulmet në Indi, duke përfshirë sulmin e ndërmarë në parlamentin Indian në nëntor 2002 dhe sulmet në Mumbai në 2008.