Greqi,të rinjtë djegin nëntë vagona treni
Nëntë vagonë të një treni janë djegur sot në orët e para të mëngjesit ngë ta rinjtë në Athinë. Ata hodhën shishe më lëndë djegëse, duke shkaktuar zjarr në vagonat në një stacion treni në veri të kryeqytetit helen. Sipas policisë, tetë vagonë janë shkatërruar plotësisht dhe stacioni i trenit në Kifisia ka pësuar dëmtime. Rreth 20 të rinj të maskuar u kërkuan pasagjerëve të trenit të periferisë të largoheshin nga vagonët përpara se të hidhnin atje koktejle molotov, shtoi një zëdhënës i kompanisë së hekurudhës "Athens-Piraeus Electric Railëays" (ISAP), i cituar nga televizioni publik NET. "Secili prej vagonëve ka një vlerë prej 1,5 milionë euro dhe dëmet janë të mëdha", shtoi zëdhënësi i kompanisë i cili shtoi se stacioni hekurudhor do të qëndrojë i mbyllur deri sa të zhvendosen vagonët e shkatërruar. Të rinjtë u larguan dhe asnjë arrestim nuk është bërë, shtoi policia. Një sërë atentatesh të vogla me mjete zjarrvënëse që kanë shkaktuar vetëm dëme të pakta materiale kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në Athinë dhe Selanik, në veri. Përleshje mes të rinjve dhe policëve kanë ndodhur në këto dy qytete që prej vrasjes së adoleshentit 15-vjeçar, Aleksis Grigoropulos, më 6 dhjetor nga një polic.