Shtyu në vetëvrasje kunatën, prangoset 49 vjeçari

Ilmi Isaku, dyshonte se kunata tradhtonte bashkëshortin e saj
Një 49 vjeçar, banor i fshatit Cermë Sektor i komunës me të njëjtin emër është vënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi dyshohet se është personi që ka shtyrë 34 vjeçaren Miranda Isaku e cila ishte nusja e vëllait të tij, që të vetëvritej duke pirë disa medikamente të ndryshme. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Cermë-Sektor, rreth 25 km larg qendrës së Lushnjës. Sipas burimeve të policisë si dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, mësohet se Ilmi Isaku, 49 vjeç banonte së bashku me të vëllanë dhe babanë në një banesë. Kanë qenë grindjet e herëpashershme mes Ilmiut dhe kunatës së tij, Miranda Isaku, që kjo e fundit të detyrohej ti jepte fund jetës mbrëmjen e vonë të së dielës, duke pirë koktej medikamentesh. Ende nuk bëhen të qarta zyrtarisht motivet për këtë debat të përditshëm mes dy kunetërve, por burime nga fshati ku banojnë familjarët me mbiemër Isaku, tregojnë se përditë Ilmiu e rrihet të kunatën dhe sillej me të keq, duke e akuzuar se kjo i tradhtonte të vëllanë, pra burrin e saj. Madje burime jozyrtare pohojnë gjithashtu se kunati dyshonte për një lidhje të nuses së vëllait me një djalë të ri nga fshati, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ka qenë kjo arsyeja, sipas të njëjtave burime, që Ilmiu e keqtrajtonte, duke thënë se ajo po ia hidhte të shoqit, i cili njihej si njeri fare i urtë në fshat. Sipas Ilmiut, këtë konflikt mes tyre e dinte edhe babai i djemve, i cili jetonte së bashku me dy djemtë, nusen, pra, viktimën dhe dy fëmijët e saj. Ilmiu ka thënë se 34 vjeçarja e mohonte këtë duke u thënë familjarëve se asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend të shkatërronte lidhjen 10 vjeçare me të shoqin, për asnjë arsye. Këtë problem vëllai ia ka bërë të ditur edhe burrit të Mirandës, por ky i fundit ka besuar gruan e vet, duke u thënë familjarëve të mos ndërhyjnë në marrëdhëniet mes tyre, pasi po i çonin drejt shkatërrimit gjithë familjen. Por mesa duket Ilmiu ka dashur ta zgjidhë këtë çështje vetë, mes tij dhe kunatës, duke i bërë presione të shumta deri edhe në dhunë fizike e kërcënime disa herë. Kjo akuzë ndaj saj është mësuar edhe nga fqinjët, pasi i kunati i bërtiste fort dhe e qëllonte edhe në publik, duke i thënë se ajo u kishte turpëruar familjen. E ndodhur në këto kushte, 34 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve ka marrë medikamente të vjehrrit nga sirtarët ku ndodheshin dhe i ka pirë. Kanë qenë fëmijët ata që e kanë gjetur të shtrirë përtokë nënë e tyre duke kërkuar kështu edhe ndihmë tek familjarët dhe fqinjët e familjes. Të gjithë të alarmuar kanë marrë trupin e 34 vjeçares dhe e kanë shoqëruar për në spitalin e Lushnjes. Edhe pse bluzat e bardha të këtij spitali i kanë dhënë ndihmë mjekësore të menjëhershme, ka qenë i pamundur rikthimi i saj në jetë. Pas kësaj ngjarjeje, policia ka shkuar në banesën e familjes Isaku në Cermë-Sektor. Ata kanë marrë në pyetje familjarët nga ku kanë dalë në konkluzion se ka qenë kunati ai që e ka rënduar dinjitetin e gruas aq rëndë, sa ajo nuk ka mundur ta përballojë dot, duke zgjedhur rrugën e vetëflijimit me medikamente mjekësore. Policia më pas ka ndaluar kunatin e saj, Ilmiun, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Burimet policore pohuan se zënka mes Ilmiut dhe kunatës së tij, kishin ndodhur shpesh herë këto muajt e fundit.