Plas sherri në KQZ, socialistët kërkojnë përjashtimin e Partisë së Punës, demokratët kundër

Partia e Punës falsifikon dokumentacionin për të garuar në zgjedhje
Zbulohet rasti i parë ku një subjekt zgjedhorë falsifikon dokumentacionin për të fituar të drejtën e garës në zgjedhjet e 28 qershorit. Partia e Punës falsifikon aktin noterial, i cili përmban një listë prej 10296 firma të mbështetësve të saj. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, denoncoi falsifikimin e dokumentacionit zgjedhor nga Partia e Punës së Shqipërisë. Kështu socialistët kanë mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Partisë së Punës, me qëllim që ta nxjerrin jashtë zgjedhje të qershorit. Mospjesëmarrja e PP-së në zgjedhje, kuptohet se do ti jepte disa vota më shumë PS-së. Ndërsa demokratët, çuditërisht e mbështetën armikun e tyre të vjetër, Partinë Komuniste, ndonëse kjo e fundit kishte falsifikuar dokumentacionin. Sipas Gjoncaj, kjo parti ka falsifikuar aktin noterial i cili përmbante një listë prej 10296 firmash, firma këto të cilat mbështesnin këtë parti në garën për zgjedhjet parlamentare. Në këtë mënyrë, Gjonçaj u shpreh se kemi të bëjmë me një vepër penale dhe KQZ duhet të distancohet nga ky akt. Sipas tij, edhe veprimi i KQZ-së, e cila ditën e shtunë vendosi përfshirjen në listën e votimit dhe miratoi kërkesën e PK-së për të garuar në zgjedhjet e 28 qershorit, pa kontrolluar në mënyrë korrekte dhe ligjore dokumentacionin e paraqitur nga ky subjekt, përbën një shkelje ligjore. Ajo që është vërtetuar, është fakti se kemi të bëjmë me një mashtrim të hapur të kësaj partie në raport me KQZ-në dhe dokumentacionin që ajo ka paraqitur. Noteria ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me firmat e 10296 shtetasve si mbështetës së kësaj partie dhe vërtetimi i paraqitur pranë KQZ-së është i pavërtetë. Vërtetimi nuk përmban asnjë element noterial të bërë nga ana e saj dhe vula nuk është e përdorur nga personi që pretendohet. Ndaj, unë mendoi se kjo ngjarje është mjaft e rëndë për procesin zgjedhor dhe KQZ-ja nuk duhet të lejojë parti që abuzojnë në këtë formë, të regjistrohen në zgjedhjet e 28 qershorit, u shpreh Gjonçaj gjatë fjalës së tij. Më tej ia i tha Ristanit, se do ti vë në dispozicion të gjitha dokumentet dhe i bëri apel që të marrë në konsideratë duke shqyrtuar çështjen. Kështu, për përfaqësuesin e PS-së, KQZ-ja duhet të përjashtojë PPSH-në e Re nga lista e subjekteve politike, garuese në zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërsa, kreu i KQZ, Arben Ristani, i sugjeroi Gjonçaj të bëjë kallëzim në prokurori, ndërsa shtoi se KQZ-ja do ta rishqyrtoje dokumentacionin zgjedhor të PPSH-së dhe më pas do të vendosë. Në emër të kolegëve ne do të distancohemi nga ky precedent, por Partia Socialiste duhet të bëjë kallëzimin në prokurori. Ndërkaq, në hapat e mëtejshme KQZ-ja do ta marrë në shqyrtim këtë punë, u shpreh Ristani. Ndërsa për sa i përket pranimit të dokumentacionit të këtij subjekti, Ristani sqaroi se KQZ-ja nuk është organ i specializuar për të konstatuar falsifikimet. Me shfaqjen e rastit të parë të falsifikimit të dokumentacionit, edhe anëtarët e Partisë Demokratike, kërkuan nga KQZ-ja të verifikojë edhe një herë dokumentacionin të gjitha subjektet zgjedhore të regjistruar. Ndërkohë pjesë e debatit gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, ishte edhe plotësimi i kuotës prej 30% femra në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, kuote e cila sipas Ristanit nuk është përmbushur nga Partia Socialiste. Partia Socialiste përbën një problem shqetësues, ngaqë nuk ka plotësuar 30 % e zonjave në Komisionin e Zonave të Administrimit Zgjedhor, u Shpreh Ristani. Edhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ-ë, Njazi Kosovrasti, u shpreh i shqetësuar për mos plotësimin e kushtit të 30 % të zonjave për në Komisionit të Zonave të Administrimit Zgjedhor nga Partia Socialiste. Nga 165 komisioner që i takojnë PS-së në KQAZ-të e të gjithë Shqipërisë, sipas ligjit duhet të ishin 50 zonja, ndërsa në këto momente janë 38. Janë edhe 12 gra, të cilat ende nuk janë pjesë e vendimit që ju duhet të merrni për ndryshim, u shpreh Kosovrasti. Më tej, në kuadër të rendit të ditës, KQZ-ja miratoi vendnumërimin e votave për qarkun e Shkodrës. Gjithashtu miratoi modelin e regjistrit të posaçëm që duhet të përdorin partitë për regjistrimin e fondeve të përfituara për zgjedhjet e qershorit, si dhe modeli i tabelave të rezultate për grupet e numërimit dhe udhëzimi për mënyrën e organizimit të punës në vendin e numërimit të votave. Në fund të mbledhjes, anëtari socialist në KQZ, Artan Lazaj i bëri thirrje Ministrisë së Brendshme që të sjellë në KQZ listën e plotë të shtetasve pa pasaportë dhe listën e shtetasve pa pasaportë por që kanë marrë letërnjoftimin e ri elektronik.
Last Updated on Tuesday, 02 June 2009 12:38