Shuhen koalicionet partiake, lindin koalicionet personale
Aleancat e bashkëpunimit ndërtohen jo mbi bazën e programeve. Marrëveshjet e nënshkruara kanë pasur më shumë karakter individual, sesa përfaqësues
Shaban Sulçe
Ethet e fushatës elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit i kanë shtyrë kryetarët e partive pretendente për fitimin e zgjedhjeve në një garë të paskrupullt për të afruar sa më shumë parti në koalicionet e drejtuara prej tyre. Ky fenomen ka bërë që përpara kamerave të shfaqen kryetar anonimë të partive anonime dhe të padëgjuara më parë, duke nënshkruar marrëveshje koalicioni parazgjedhor për garën zgjedhore të 28 qershorit. Ky fenomen është bërë mbizotërues dhe i përhapur, madje duke kapërcyer edhe një prej kushteve kryesore për ndërtimin e koalicioneve, i cili është përputhshmëria programore. Madje, pranë një koalicioni të vetëm janë afruar parti të vogla, të cilat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën apo kauza të përbashkëta. Por duket se një gjë e tillë, kjo nuk ka pasur shumë rëndësi në krahasim me momentin e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Marrëveshjet
Kohët e fundit në skenën politike janë shfaqur parti, shoqata apo grupe interesi, të cilat mbajnë emërtesa të kategorive dhe shtresave të ndryshme shoqërore të afrohen në koalicionet kryesore, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit. Krerët e partive apo të shoqatave që presupozohet të përfaqësojnë monarkistët, konservatorët, radikalët, ish-pronarët, çamët, katolikët, ish-ballistët, romët, ish-ushtarakët, minatorët etj., janë parë të pranojnë menjëherë ofertën e parë që u është bërë për të marrë pjesë në një koalicion. Në fakt, në vende të ndryshme të botës, partitë politike që synojnë të fitojnë zgjedhjet, gjithmonë tentojnë të fitojnë përkrahjen e grupeve të interesit apo kategorive të ndryshme shoqërore. Por ndryshimi negativ në Shqipëri është fakti se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka vetëm karakter individual dhe bëhet në interes të kryetarëve të këtyre shoqatave apo partive, duke anashkaluar mendimin e kategorive, të cilët presupozojnë që ato përfaqësojnë.
Rasti më i fundit që solli polemika të shumta ishte nënshkrimi i marrëveshjes midis kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Bashkimi Demokrat për Integrim, që përfaqëson komunitetin çam, Tahir Muhedini. Kjo marrëveshje, e cila rreshtonte në koalicionin e PD-së, partinë që presupozonte të përfaqësonte komunitetin çam, u prit me polemika nga ky komunitet. Ky i fundit kishte ngritur zërin për anashkalimin që i bëri kryeministri Berisha çështjes çame, gjatë vizitës së kryeministrit grek Karamanlis në Shqipëri.
Partitë anonime
Rrëzimi i sistemit komunist dhe vendosja e pluralizmit në Shqipëri shkaktoi inflacion të partive politike. Me dhjetëra parti politike u krijuan në mënyrë të pakufizuar. Numri i tyre sot kalon shifrën 80. Shumica e tyre mbeten në kufijtë e anonanimitetit, disa spikatën për emrat e tyre të çuditshëm, disa të tjera kanë qenë në akuzë se kanë abuzuar me përfitimet që u siguron shteti, si fonde apo pasaporta shërbimi. Kodi Zgjedhor ua vështirëson shumë të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje. Ky kod ngushton mundësinë e regjistrimit në procesin zgjedhor të partive politike joparlamentare, pasi për t’u regjistruar një parti joparlamentare duhet paraqitja dhe mbështetja bashkë me listën e kandidatëve të saj, edhe lista e 10 mijë zgjedhësve në rang vendi në KQZ. Kështu që e vetmja mundësi që ato të marrin pjesë në zgjedhje është kandidmi pranë koalicioneve të mëdha.
8 Maj 2009