Euro 2012 si olimpiada e Hitlerit
Kampionati Europian 2012 mund t’i shërbejë presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç, njësoj si Lojërat Olimpike Berlin 1936 për Adolf Hitlerin. Deklarata e fortë ka ardhur nga avokati i Julia Timoshenkos, ish-kryeministres ukrainase të burgosur.
Duke folur gjatë protestës jashtë spitalit ku Timoshenko po kurohet për problemet acute në shpinë, Sergij Vlashenko deklaroi për televizionin “Reuters” se “Olimpiada e 1936-ës i shërbeu shumë imazhit të Adolf Hitlerit dhe të njëjtën gjë po bën edhe Euro 2012 për Janukoviç”.
“Çdo diktator kërkon t’i shfrytëzojë Olimpiadat apo evenimentet sportive si Kampionati Europian për të treguar se vendi I tij është demokratik dhe se nuk ka aspak lidhje me diktaturën”
Avokati Vlashenko foli edhe rreth vendimit të kancelares gjermane, angela Merkel që të bojkotojë Euro 2012-ën, prej padrejtësisë dhe keqtrajtimit të Timoshenkos. Një vendim që është mbështetur edhe nga presidenti I Komisionti Europian, Hoze Manuel Barroso, presidenti francez, Fransua Hollande dhe kryeministri britanik Devid Kameron.
“Zonja Timoshenko është në dijeni të qëndrimit të kancelares Merkel dhe të përpjekjeve të saj për ta ndihmuar. Edhe ish-kryeministrja ukrainase e mbështet vendimin e kancelares gjermane që të protestojë, duke bojkotuar Kampionatin Europian”.
Julia Timoshenko është dënuar me shtatë vjet burg në qytetin e Kharkivit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë periudhës kur ishte kryetare e qeverisë. Por, ajo I ka mohuar të gjtiha akuzat, duke deklaruar se është viktimë e hakmarrjes politike të rivalit të saj, presidentit Viktor Janukoviç.