E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau e varrosi te shoqin, kerkon ulje denimi

Tirane- Aishe Pojana e denuar per vrasjen e bashkeshortit te saj dhe me pas varrosjen e tij prane baneses, kerkon ulje denimi. Nepermjet nje kerkese penale te dorezuar ne Gjykaten e Tiranes, Pojana kerkon nga togat e zeza, 90 dite ulje denimi, per shkak te sjelljes se saj te mire gjate kohes qe ka qene duke vuajtur denimin e saj. Kerkesa penale mban numrin 1521, si dhe eshte hedhur ne shortin elektronik, ku i ka rene per gjykim gjyqtarit Sokol Tona. Ne ditet ne vazhdim, gjyqtari do te caktoje daten dhe oren per seancen e pare gjyqesore, ndersa do te njoftoje palen kerkuese, si dhe perfaqesues nga prokuroria per kerkesen e depozituar ne gjykate. Perfaqesues nga burgu do te paraqiten ne gjykate ku edhe do te japin mendimet e tyre ne lidhje me sjelljen e te denuares gjate kohes qe ka qene duke vuajtur denimin e saj.

Ngjarja per te cilen u denua 46-vjecarja ka ndodhur me 11 mars te vitit 2007 ne fshatin Baldushk, Tirane. Hetimet per kete ngjarje moren shkak nga denoncimi i bere ne polici nga te aferm te viktimes, per humbjen e shtetasit Hasan Pojana. Nga bashkeshortja e tij, fillimisht u deklarua se, Hasani kishte shkuar emigrant ne Greqi dhe qe prej asaj kohe nuk kishte marre kontakte me te. Megjithate, ky deklarim nuk e ka bindur policine, e cila intensifikoi hetimet per kete ngjarje, duke mos e perjashtuar edhe mundesine e nje krimi brenda familjes. Hetimet moren rrjedhe tjeter, kur disa metra larg shtepise se familjes Pojana, prane nje godine te vjeter, u gjet i groposur trupi i pajete i Hasan Pojanas, bashkeshortit te Aishes. Sipas eksperteve te mjekesise ligjore, Hasan Pojana ishte vrare me sende te forta brenda ne banesen e tij dhe me pas ishte groposur per te humbur gjurmet e krimit. Vete 46-vjecarja ka pranuar autoresine e krimit te saj, duke treguar me detaje edhe ngjarjen. Gruaja gjate deklarimeve te saj ka treguar se e kishte vrare bashkeshortin per shkak te dhunes se vazhdueshme te viktimes si dhe veshtiresive ekonomike ne te cilen jetonte se bashku me 5 femijet e saj te mitur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›