E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia italiane operacione per kapjen e shqiptarit te arratisur

I denuari shqiptar, i cili u arratis tre dite me pare nga burgu i Ternit, nuk eshte arrestuar ende nga karabinieret. Policia italiane ka nisur kerkimet ne te gjithe vendin, per te kapur 25-vjecarin Taulant Toma, nderkohe qe deri me sot nuk ka pasur asnje rezultat. Sipas mediave italiane, dyshohet se Toma e kishte mire organizuar planin e arratisjes, ndersa nje bashkepunetor i tij, mund ta kete pritur jashte burgut dhe ta kete ndihmuar te largohej, duke i humbur gjurmeve te policise. Fotoja e Taulant Tomes, eshte shperndare ne te gjithe komisariatet e vendit fqinj. 25-vjecari dyshohet se perfitoi nga nje vrime ne gardhin rrethues te oborrit te burgut te Ternit, teksa ishte duke luajtur futboll me 20 te denuar te tjere, e me pas perdori disa carcafe per te kaluar murin e larte, nga i cili doli ne rruge dhe u largua me shpejtesi. Alarmi per arratisjen e tij, eshte dhene ne oren 16:00 te pasdites, pasi te burgosurit kishin perfunduar ajrimin dhe po hynin per ne qelite e tyre. Toma ishte arrestuar pas nje grabitjeje me arme ne San Fruttuoso ne periferi te Xhenovas. Ai duhej te perfundonte denimin me 19 maj 2014. Per motive sigurie Toma ishte transferuar nga burgu i Kapannes, ne burgun e Ternit ne nentor te vitit te kaluar. 25-vjecari njihej si pjesetar i grupit kriminal te Ilir Pajes, i njohur me nofken "UFO", per shkak te dy arratisjeve te tij nga burgu.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›