Shuhet kitaristi Gary Moor

Bota e rrokut vajton një mit. Ka mbyllur sytë në Spanjë Gary Moor. Ishte 58 vjec. Lajmi është konfirmuar nga BBC që citon Adam Parsons, menaxherin e Thin Lizzy. Sipas “Irish Times” Moore u gjet pa jetë në dhomën e tij të hotelit në Estepona. Pritet që autopsia të zbardhë shkakun e vdekjes së tij.
Irlandez nga Belfasti Moore ka interpretuar dhe bashkëpunuar me grupe e artistë të tillë si Thin Lizzy, Jack Bruce e Ginger Baker (Cream) Greg Lake, Cozy Powell, George Harrison, Ozzy Osbourne dhe emra të njohur të bluzit si B.B. King, Albert King e Albert Collins.
I lindur më 4 prill të 1952 Gary kishte marrë në dorë kitarën e parë elektrike në moshën 14 vjecare për t’u bërë pjese e grupeve që këndojnë vetëm 2 vjet më vonë. Gjithnjë i hapur për të eksploruar me kitarën e tij territore të pashkelura fitoi famë mbarëbotërore me "Still got the blues" pjesë e albumit me të njëjtin titull në fillim të viteve 90.
Në intervistën e fundit për Reuters në vitin 2001 vetë ai u shpreh: "Muzika që unë luaj gjithsesi mbetet klasike. Nuk ka të bëjë me modën që ndryshon. Është diçka që ka qenë aty përherë dhe unë i rikthehem pareshtur. Edhe kur jam marrë me të tjera gjëra gjithmonë ka pasur një element bluzi në to. Nuk përpiqem të ndjek modën. Mendoj se kur ke talentin duhet të bësh diçka tënden të veçantë gjithsesi".