Kosove KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, duke i dhënë kështu fund procesit të stërzgjatur zgjedhor dhe duke i krijuar mundësinë partisë fituese që të nisë menjëherë negociatat për formimin e qeverisë.
Sipas këtyre rezultateve PDK do të ketë 34 deputetë, LDK 27, Lëvizja Vetëvendosje 14, AAK 12, AKR 8 dhe pakicat 25 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar rezultatet ndërsa ka vlerësuar se zgjedhjet kanë qenë jodemokratike e të manipuluara.
“Dobësitë e manifestuara në këto zgjedhje, e vënë në dyshim legjimitetin dhe besueshmërinë e institucioneve që dalin nga këto zgjedhje: të Presidentit, të Kuvendit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Burim i këtyre problemeve dhe dobësive, përpos manipulimeve nga Partia Demokratike dhe Qeveria e shkarkuar, ka qenë edhe sistemi zgjedhor dhe legjislacioni në fuqi, që duhet të ndryshohen sa më shpejt dhe të hapen rrugë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, të cilat do t’ua kthenin legjimitetin dhe besueshmërinë institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës”, u shpreh Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së.
Mustafa bëri të ditur se ka hequr dorë nga posti i deputetit për të vazhduar mandatin si kryetar i Prishtinës. Ndërkohë krahas LDK-së edhe Vetëvendosja dhe AAK-ja kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër një koalicioni me PDK-në. PDK-së tani i mbetet të bëjë koalicion vetëm me AKR e cila ka kërkuar që posti i Presidentit t’i takojë kësaj partie, respektivisht liderit të saj Behgjet Pacolli.
Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se deri tani nuk i ka bërë ofertë zyrtare asnjë partie parlamentare dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim formal me cilëndo prej tyre për të diskutuar krijimin e koalicionit të ardhshëm qeverisës.
Bul Salihu