E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manuel Silerico, rrobaqepësi i La Paz

Gjithë jetës ka qepur veshje për krerët e shtetit bolivian. është edhe merita e tij që Presidenti aktual, Evo Morales, është bërë i njohur në të gjithë botën

Manuel Silerico është 72 vjeç dhe sapo ka vendosur në dollapin e punishtes së tij dy xhaketa për Presidentin bolivian, Evo Morales. I ka vendosur pranë këmishave dhe palëve të shumta të këpucëve dhe kostumeve të hekurosura mirë. Rrobaqepësi është mësuar që të merret dhe të kujdeset për veshjen e njerëzve më të fuqishëm të Bolivisë, të atyre që qeverisin. Në një vend kaq të pa stabilizuar, kanë hyrë dhe dalë shumë krerë shtetesh. Nëse do të kishte lindur në Shtetet e Bashkuara, Silerico nuk do të kishte pasur sasinë në e punës, me të cilën përballet në ardhjen e tij, sepse do të ishte pasur një klient të ri çdo katër, apo tetë vjet. Por në Bolivi, gjatë 40 viteve të fundit, janë ndryshuar thuajse 30 krerë shtetesh të partive dhe ngjyrave të ndryshme politike.

Silerico ka parë në të mbathura pjesën më të madhe të presidentëve bolivianë. Rrobaqepësi kujton që në fund të vitit 2003, Presidenti i atëhershëm, Gonzalo Sançs de Lozada, e braktisi vendin me një kostum të qepur prej tij. Në vitin 2002, diktatori Hugo Banzer Suarez është varrosur i veshur me një nga kostumet që ia ishte qepur ai, ndërsa Presidenti Rene Barrientos, i cili vdiq në vitin 1969, i bëri porosi për dy kostume, pasi kishte lexuar për këtë rrobaqepës në një revistë. Silerico kishte thënë se Barrientos vishej me veshje të zakonshme, që të tjerët i vishnin përditë, të prodhuara në seri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njëfarë mënyre, rrobaqepësit dhe stilistët janë përgjegjës për imazhin e politikanëve. Në më të shumtën e rasteve, gazetarët i kushtojnë më shumë vëmendje veshjes së Presidentes femër të Argjentinës, Kristina Kirshner, se sa politikanëve të qeverisë së saj. Ndërsa për Zonjën e Parë të Shtëpisë së Bardhë mjaftoi veshja e një kostumi të verdhë, që gazetarët të flisnin për të me më shumë dashamirësi nga sa i rezervuan gazetarët politikë të shoqit. Edhe Evo Morales i detyrohet shumë rrobaqepësit të tij. Gazetarët shpesh ndalen më gjatë te modeli origjinal i xhepave të xhaketave të tij se sa te fjalimet kontradiktore, apo gafat që bën. Silerico jeton në qenë të La Paz në një shtëpi me tre kate në të cilën ndodhet punishtja dhe dyqani i tij. Për sa i përket veshjes së Presidentit aktual të Bolivisë, ajo përbëhet nga laguajo, një stof shumëngjyrësh që përfaqëson fantazinë e botës indigjene. Ajo është një copë me motive gjeometrike tipike të shumë batanijeve në Ande. Zakonisht turistët blejnë shumë nga këto copa kur vizitojnë Bolivinë, për t’i përdorur më pas si tapete apo veshje muresh. Por që kur Morales është bërë Presidenti i Bolivisë, kjo lloj cope është bërë e njohur në të gjithë botën dhe këtë herë, edhe si copë për të bërë kostume dhe fustane. Morales ka “shpikur” modën e Evos, kështu të paktën e quajnë gazetarët mënyrën e tij të veshjes krejtësisht e ndryshme nga ajo e paraardhësve të tij dhe liderëve të tjerë të kontinentit e më gjerë. Dy xhaketat që rrobaqepësi sapo i ka vendosur në raft do të përfundojnë në raftin e Presidentit pas pak ditësh. Do të jetë ai vetë që do t’i çojë në pallatin presidencial. Por për momentin ato do të qëndrojnë edhe disa ditë në raftin e zanatçiut që ndodhet në katin e sipërm të dyqanit ku janë vënë në shitje edhe kostume të tjerë për njerëzit e zakonshëm. Pranë raftit ndodhet një pasqyrë e madhe, më e madhe se një bojë njeriu ku me siguri shihen klientët e rrobaqepësit sa herë që bëjnë provën e ndonjë kostumi të ri. Po t’i hedhësh një sy asaj çka ndodhet përreth e kupton pak a shumë gjndjen e tij financiare. Afërsia e vazhdueshme me pushtetin nuk e ka pasuruar. Silerico është i gjatë pak më shumë se 1 metër e 50 centimetra. është aq i shkurtër sa nuk i bën asnjë nga kostumet e dyqanit të tij. Ka flokë të dendur dhe pjesërisht të bardhë dhe preferon që të mbajë gjithmonë veshur pantallona dhe këmisha pambuku zakonisht të gjera, që të ndihet komod dhe të punojë rehat. Rreth qafës mban vazhdimisht një metër pë bërë matjet e duhura. “Morales ka masën 56, por është pak i kërrusur”. Thotë rrobaqepësi. Para se të merrej me rrobaqepësi ka qenë murator. Qepjen dhe prerjen e veshjeve e mësoi nga europianët që emigruan në Amerikë pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë prej tyre ishin italianë. Sipas tij, rrobaqepësit janë si artistët. Piktori pikturon figurën njerëzore me penel, ndërsa rrobaqepësi me gërshërë dhe me gjilpërë. Klientët, përveç aftësisë së tij si mjeshtër i rrobaqepësisë vlerësojnë edhe mënyrën e heshtur me të cilën punon dhe sillet me njerëzit. Ai është shumë diskret dhe nuk merr askënd në gojë, siç bëjnë zakonisht rrobaqepësit me klientët e tyre. Pikërisht kjo është një nga pikat e forta të karakterit të tij. është shumë e vështirë që të dëgjosh një mendim të tijin për ndonjërin nga liderët e vendit, për të cilët ka punuar. “Unë sillem si një prift në dhomën e rrëfimit”, thotë ai, duke shpjeguar se i ka qëlluar që të dëgjojë gjëra personale dhe delikate të njerëzve të shquar për vite me radhë, por kurrë nuk e ka tradhtuar besimin e tyre. Silerico rrëfen se ai nuk beson në asgjë dhe ndoshta është e vërtetë. Në dhomën e punës, që është shndërruar në vendin ku ai ka kaluar pjesën të madhe të jetës, ndodhet në mur vetëm një fotografi e Che Guevara-s. Veç tyre nëpër mure mund të gjesh vetëm fletë të kapura me gjilpëra me kokë, në të cilat janë të shkruara numra të telefonit të miqve apo klientëve. “Këto fletëza nëpër mure janë axhenda ime. Pa to do të isha humbur”, shpjegon rrobaqepësi.

Roberto Suarez ka qenë një narkotrafikant i njohur bolivian dhe kishte bashkëpunuar e diktaturën e Luis Ggarca Mezas në fillim të viteve ’80 dhe madje arriti deri aty sa të propozonte bërjen e pagesës për marrjen e borxhit të jashtëm të Bolivisë në këmbim të një amnistie. Edhe ai ka qenë klienti Silerico-s, edhe pse rrobaqepësi nuk e ishte idenë në atë kohë se cili ishte klienti i tij në të vërtetë. Mendonte se trafikanti ishte ndonjë fermer. “Shfaqej me dy roje dhe gjithmonë porosiste dy apo katër kostume. Thoshte që në krahinën prej nga vinte nuk dinin se si të qepnin bukur xhaketat. Ndër klientët e Silerico-s ishte edhe Guillermo Gutierrez, Presidenti i bankës “Biza” një nga institucionet financiare më të fuqishme të La Paz. Një ditë Gutierrez i tha se dyqani në të cilin punonte rrobaqepësi ishte shumë i vogël për të përballuar nivelin e madh të punës dhe më pas i dha një kredi të arsyeshme me anë të së cilës rrobaqepësi bleu shtëpinë me tri kate në të cilën jeton sot. Ajo nuk është ndonjë ndërtesë e veçantë,por ndodhet në një rrugë shumë të populluar e në qendër të qytetit. Ndoshta nuk është vendi i duhur për njeriun që vesh presidentët e vendit të tij që prej dhjetëvjeçarësh, por rrobaqepësi e pëlqeu vendin sapo e pa dhe nuk ka aspak ndërmend që të lëvizë prej andej.

Një nga xhaketat që Sillerico i ka përgatitur Evo Morales-it është një xhaketë me zinxhir. është sportive dhe ka të ngjarë që të jetë konceptuar për vizitat e Moralesit në malësi. Ndërsa tjetra është një xhaketë ceremoniale, një përzieje mes kashmirit europian me copat e andeve. është një produkt shumë i veçantë që mund të konsiderohet si modë e lartë që mund të gjendet në fakt vetëm në vitrinat e dyqaneve më të shtrenjta të metropoleve të botës. Stili i të veshurit të Evo Morales-it lindi shumë rastësisht gjatë një udhëtimi që ai e ndërmori në shumë vende para se të mbërrinte në Presidencë. Në detyrën e Presidentit i ka qëlluar jo rrallë që të veshë edhe triko tipike të periudhës kur ishte në sindikatë dhe organizonte greva dhe protesta. Por me kalimin e viteve, në detyrën e rëndësishme dhe pamja e tij e jashtme është bërë shumë më e sofistikuar se në fillim dhe kjo kryesisht falë ndërhyrjes mjeshtërore të Silerico-s dhe stilistes tjetër Beatriz Canedo Patino.

Silerico llogarit se ka qepur për Presidentin të paktën 30 kostume gjatë tre viteve të fundit. Ai nuk rrëfen se sa kushton një kostum. “Një presidenti nuk i kërkohen para dhe gjithmonë kam pranuar
ofertat që më kanë bërë”, thotë Silerico i qetë dhe misterioz. Në vitin 1982, oferta e radhës ishte një tufë kartëmonedhash që iu vunë në tryezë njëra pas tjetrës nga Presidenti Herman Siles Zazo. Por ishin vitet e hiperinflacionit kur me një tufë të madhe kartëmonedhash blije fare pak mall. “Unë nuk e bëj këtë zanat për t’u pasuruar. Nuk i kam kërkuar kurrë ndere njerëzve të pushtetshëm që më kanë ardhur në dyqanin tim. E kam ndërgjegjen e pastër dhe objektivi im i vetëm është krijimi i veshjes perfekte”. Veshja perfekte për të është si guri filozofal, që nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë kurrë. Këto fjalë të tij janë si një fjalim populist që tenton të thotë gjithçka, por që në fakt nuk thotë asgjë. Për të gjetur stofin e duhur, rrobaqepësi shëtit nëpër rrugë dhe dyqane dhe kryesisht gërmon nëpër dyqanet e gjërave të vjetra ku gjenden edhe copa shumë të mira e të bukura të kohëve të shkuara. Dhe kur më në fund gjen copat duhura për të bërë kostume për Presidentin sipas fantazisë së tij sytë i shndrisin dhe fantazia fillon menjëherë punë. Por shpesh copat që sheh janë shumë të rralla aq sa të mos ketë në sasinë e duhur, apo të jenë pjesë e ndonjë koleksioni që nuk është për shitje. Por në këtë moment hynë në lojë edhe mënyra e tij për të kaluar çdo lloj pengese që i del përpara. Që prej asaj kohe i duhet që të marrë masat e reja të trupit të Moralesit, sese a është shëndësur as, por nuk ka pasur kohë dhe kur ai ka kohë, Presidenti ka punë dhe nuk gjendet. është gjatë gjithë kohës në punë dhe i gatshëm për të ofruar shërbimin apo këshillat e tij në çdo orë të ditës, apo të natës. Veç Moralesit, Silerico vesh edhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar si zëvendëspresidentin, Alvaro Garcia Linera që preferon kostume me prerje europiane jo si ato të Morales-it, apo edhe ministrin e Jashtëm që parapëlqen stilin e veshjes së Presidentit, por jo me ngjyra aq të ndezura. Ndër të tjera Silerico ka veshur edhe një pjesë të madhe të rivalëve të Morales-it. Njëri prej tyre është lideri i opozitës, një njeri që i ka shumë qejf kostumet dhe që ka porositur tek rrobaqepësi i famshëm i Bolivisë dhjetëra syresh.

Silerico ka edhe kujtime të tjera të rëndësishme. Në vitet ’70 qepte kostume për diktatorin Hugo Banzer Suarez. Më pas tregon se si në fshehtësi u dhuronte kostume miqve të tij gazetarë që përndiqeshin nga diktatura. Rrobaqepësi ka famë edhe jashtë Bolivisë. Ai ka punuar edhe për Presidentin të Brazilit, Lula da Silva, por ndërkohë nuk bën atë jetën e bukur që bëjnë shumë stilistë të famshëm në botë edhe pse vesh prej dhjetëra vitesh njerëz shumë të fuqishëm. Kështu për shembull ai ka ende një makinë dhe kur i duhet që të bëjë punë jashtë dyqanit përpiqet që të mos bjer në sy. Në një vend si Bolivia, ku drejtuesit e vendit janë përgjithësisht të rinj, mosha mesatare e tyre është rreth 55 vjeç e megjithatë tek ai shkojnë për kostume, apo edhe qoftë edhe këshilla edhe pushtetarë shumë të rinj në moshë. Silerico nuk shkon kurrë me pushime, por udhëton vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë për të gjetur stofat e duhur. I vetmi luks që i lejon vetes është jeta vetëm, edhe pse është i martuar. “I kam shkolluar dhe rritur më së miri fëmijët e mi dhe më në fund u thashë atyre dhe gruas që dua të jetoj vetëm pa lidhje me të tjerët”, thotë Silerico. Shumë nga njerëzit e pasur dhe të fuqishëm që ai i ka veshur e kanë mbyllur jetën në vuajtje, ndërsa Silerico ka zgjedhur qetësinë. E vetmja gjë e gjallë me të cilën ndan vetminë është një pëllumb i bardhë. Kur të vdes do që të tërhiqet i lodhur nga pjesa e tij në historinë e vendit ose të merret e bimët dhe lulet.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›