Shuhet protagonisti i "Dirty dancing"
Protagonisti i paharrueshëm i filmave "Ghost" dhe "Dirty dancing" u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare pas një "lufte" të gjatë kundër kancerit në pankreas. Swayze u informua për sëmundjen e tij në janar të 2008-s. Pas një përmirësimi të lehtë, në fillim të këtij viti, gjendja e tij shëndetësore filloi të përkeqësohej
Aktori i famshëm, Patrick Swayze, protagonisti i paharrueshëm i filmave si "Ghost" dhe "Dirty dancing", u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare pas një lufte të gjatë kundër kancerit në pankreas. Swayze ishte informuar mbi sëmundjen në janar të vitit 2008 dhe pas një cikli kimioterapie shëndeti i tij ishte përmirësuar, aq sa kishte rifilluar punën në një serial televiziv, që titullohej "The Beast". Për fat të keq, në vitin 2009 kushtet e tij shëndetësore ishin përkeqësuar sërish.
Lajmi mbi sëmundjen e tmerrshme, që preku aktorin nga Teksasi, ishte bërë i ditur rreth një vit e gjysmë më parë, pra në fillim të 2008-s. Ishte një tumor në pankreas, i cili më pas i preku edhe mëlçinë, që i mori jetën aktorit. Qëkur mësoi lajmin e keq, Patrick nuk reshti së luftuari, mes terapive, shtrimeve në spital dhe tentativave të rehabilitimit, duke iu nënshtruar kurave të gjata dhe trajtimeve të shumta në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Stendfordit dhe në Qendrën e Tumoreve të Palo Alto-s në Kaliforni. Edhe pse nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, Swayze nuk e braktisi kurrë skenën dhe pasionet e tij: merrej me rritjen e kuajve arabë.
Vetë Patrick, pak muaj para se të vdiste, në një prej intervistave të fundit që dha, kishte lëshuar një deklaratë e cila dëshmonte të gjithë dëshirën e madhe që të vazhdonte të jetonte dhe të shkonte përpara, pavarësisht gjithçkaje. "Në qoftë se do të arrij të jetoj edhe pesë vjet, do të isha shumë i lumtur. T‘ju them të drejtën e ndiej se nuk më kanë mbetur më shumë se dy vjet jetë, edhe pse kam ende shumë gjëra për të bërë. Ndërkohë, do të vazhdoj të luftoj derisa mjekësia nuk do të ketë më një kurë për sëmundjen time".
Swayze, i martuar me aktoren Lisa Niemi, nuk u dorëzua kurrë derisa vdiq. Kështu është shprehur edhe mikesha e tij më e ngushtë, Whoopy Goldberg, e cila i ka qëndruar shumë pranë aktorit, sidomos gjatë momenteve më të vështira. Goldberg ka interpretuar përkrah tij në "Ghost", një prej filmave të saj më të famshëm.
Patrick ishte djalë artistësh. Prindërit e tij merreshin me balet dhe ai që i vogël kishte prirje për balerin. Jessie Wayne Swayze ishte koreograf, ndërsa Patsy Yvonne Helen Karnes pronare e një shkolle baleti. I lindur në vitin 1952 në Hiuston, Teksas, Patrick ndoqi në Nju Jork shkollën e baletit "Harkness and Joffrey Ballet Schools" dhe dalja e tij e parë profesionale ishte në një balet, "Disney on Parade". Më pas kishte punuar në një shtëpi produksioni të Broduejt. Debutimi i tij në botën e kinemasë erdhi relativisht vonë, 27 vjeç, në vitin 1979, kur aktori interpretoi "Ace in Skatetown". Pastaj Swayze interpretoi role të dorës së dytë në disa filma dhe më në fund më 1983-in, bëhet pjesë e kinemasë së madhe me Francis Ford Coppola, në filmin "The Outsiders". Ky ishte filmi që do të prezantonte edhe aktorët e mëdhenj të viteve ‘80-‘90, duke filluar nga Tom Cruise, te Matt Dillon, Rob Lowe, Diane Lane dhe Patrick Swayze.
Disa vite më vonë, vijoi edhe interpretimi i tij më i famshëm, ai i Johnny Castle në filmin "Dirty dancing" më 1987-n, ku Patrick shpalosi aftësitë e tij jo vetëm si aktor, por edhe si balerin. Në filmin "Dirty dancing", i cili u bë një kult, Patrick ishte profesor kërcimi në një fshat turistik në Amerikë që bie në dashuri me bukuroshen Bebi, një vajzë fisnike, e cila ishte me pushime me prindërit. E gjithë historia e kësaj dashurie lidhet me vallëzimin: ai është instruktori i vallëzimit të fshatit dhe pikërisht pasioni i tij "infekton" edhe Bebin. Një cilësi që i dha çmimin "Rolex Award" si një prej aktorëve më të mirë balerinë të historisë së kinemasë.
Në vitet ‘90 ishte protagonist i filmit "Ghost" së bashku me aktoren bukuroshe, Demi Moore, më pas në vitin 1991, sërfisti i "Point Break". Gjithashtu, Swayze ka qenë protagonist i filmit "City of Joy", marrë nga bestselleri i Dominique Lapierre. Por, nëse filmat e tij më të famshëm e kanë zanafillën në vitet ‘80-‘90, Swayze është shfaqur kohët e fundit edhe në filma të tjerë të rëndësishëm, si "Donnie Darko", ku ka interpretuar përkrah Drew Barrymore. Po në të njëjtin vit, Swayze luan rolin e një predikuesi të suksesshëm në një shkollë provinciale amerikane.
Ylli, që gjatë jetës së tij ia ka atribuuar jetën e tij fesë së Bahait, Budizmit dhe "Scientology", ka marrë disa nominime "Golden Globe": u referohen filmave si "Dirty dancing", "Ghost" dhe "A Wong Foo". Pikërisht gjatë muajve të fundit të jetës kishte xhiruar "The Beast", një serial televiziv që po shfaqet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Swayze thoshte se po mendonte edhe për pjesën e dytë. Por pavarësisht trupit të tij që ishte dobësuar jashtëzakonisht nga ciklet e vazhdueshme të kimioterapisë që duhej t‘u nënshtrohej (kohët e fundit peshonte më pak se 50 kilogramë), nuk e braktisi kurrë skenën, aktrimin dhe dëshirën për të vazhduar përpara.