Tessa de Loo
Atëherë e dashuronte Lordin anglez. Poeti romantik i prirur pas aventurave zuri vend tek ajo kur ishte 16 vjeç në një kohë kur sa kishte nisur të kultivonte shijet e saj në letërsi. Lord Bajron i bëri përshtypje dhe shpejt zuri vendin e heroit të adoleshencës së saj. Se ç‘kishte diçka ndryshe ai, përtej letërsisë, përtej poezisë. Pastaj ajo tabloja që pasqyrohej në faqet e librit të letërsisë, ku poeti shfaqet me kostumin popullor shqiptar, se ç‘i jepte një pamje tjetër. Me kohën, Tessa de Loo mori rrugën e saj. Bajroni i përkiste një tjetër epoke dhe ajo, nxiti udhën e saj letrare. U rrit dhe me vitet nisi të cilësohej si një prej shkrimtareve më në zë të Holandës. E megjithatë ai ishte ende aty. U shfaq sërish. Dhe ajo vendosi t‘i shkojë deri në fund. Do të ndiqte gjur-mët e udhëtimit të tij. Do të shkelte edhe Shqipërinë, e cila për shumë vite ishte e mbyllur për shkak të regjimit komunist. Udhëpërshkrimi i Tessa de Loo nis në vitin 1996. Pas kësaj boton "Miq tek Ali Pasha", i cili do të promovohet nesër në Tiranë. Ju erdhët në Shqipëri në vitin 1996. Çfarë ju nxiti të ndërmerrnit këtë udhëtim?
Gjithnjë kam qenë shumë kureshtare të dija se si do të ishte vendi juaj. Për ne në Europën Perëndimore, Shqipëria gjithnjë ka qenë një vend shumë i mistershëm. As-një nuk mund të vinte këtu dhe askush nuk mund të dilte prej këtej. Imazhi i vetëm që unë kisha për Shqipërinë asokohe, ishte pikërisht ato çka Bajroni pat shkruar për vendin tuaj. Kisha mësuar për Ali Pashanë, apo për pallatin e tij ekzotik në Tepelenë, dija për shqiptarët, grekët apo turqit që poeti pat përmendur, duke specifikuar edhe veshjet e bukura plot ngjyra. Bajroni pat shkruar për bukurinë e maleve dhe fshatrave të vendit tuaj. Pra kjo ishte një pjesë e imazhit tim. Por gjithashtu dija diçka edhe për diktaturën e Enver Hoxhës. Isha në dijeni se para kësaj Shqipëria pat kaluar edhe luftëra të ashpra e të vështira, dhe se gjatë kohës kur Bajroni ishte këtu, dy shekuj më parë, shumë gjëra po ndodh-nin në atë periudhë. Për të gjitha etapat që vendi juaj kishte kaluar, sigurisht që isha përgatitur edhe për faktin se Shqipëria ndoshta edhe nuk do të ishte më e njëjta, ndoshta nuk do të ishte më ajo bota ekzo-tike të cilën Bajroni përshkruante.
Kur erdhët në Shqipëri, u zhgënjyet nga vendet që gjetët dhe patë? Si ishin ato në krahasim me përshkrimet që sjell Bajroni?Për vetë udhëtimin në thelb jo, nuk u zhgënjeva, por më erdhi keq kur pashë pallatin e Ali Pashës në Tepelenë. Ky qytet m‘u duk shumë i trishtuar. Ndërtesat e periudhës së komunizmit, pemët e prera... pallati i shkatërruar me shtëpi që janë ndërtuar brenda murit rrethues të kështjellës... të gjitha këto nuk më pëlqyen. Ky pallat është i ndërtuar në një vend të mrekullueshëm, nga ku mund të shikosh lumin, malet, por sa kthen kokën mbrapa të shfaqet shëmtia e Tepelenës... e them këtë sa për të kritikuar, jo në kuptimin e keq të fjalës. Përse të mos jetë edhe këtu si në kalanë e Janinës, e cila është bosh, por e ruajtur mirë. Aty ti ke mundësi të për-dorësh fantazinë dhe të imagjinosh si ka qenë. Nga këndvështrimi turistik ky vend mund të jetë thesar i vërtetë për Tepelenën, por edhe vendin mbarë.
Njohjen me vendin tonë, ju e lidhni me Bajronin dhe jeni këtu pikërisht për të qenë pjesë e një konference ndërkom-bëtare kushtuar figurës së tij. Çfarë duhet të dimë ne shqiptarët për këtë personalitet të letrave, cila është pjesa e rëndësishme e krijimtarisë së tij?Duke iu referuar udhëtimit të tij nëpër Shqipëri, mendoj se ju shqiptarët, mund ta shihni atë edhe si turistin e parë në vendin tuaj. E them këtë sepse në këndvështrimin e ditëve të sotme, ai vërtet që e pa vendin tuaj me sytë e një turisti që vjen për herë të parë. Ai pa bukuritë e vendit tuaj, kishte interes për mënyrën se si shqiptarët jetonin gjithashtu. Për shembull gjatë asaj periudhe njerëzit ankoheshin për taksat që Ali Pashai kishte vendosur, kishte njerëz që nuk kishin bukë për fëmijët e tyre dhe gjithë sa kishin ata ishin të detyruar t‘ia jepnin Pashait. Pra ishte një përzierje interesi për vendin ku po shkelte dhe në të njëjtën kohë edhe një admirim për peizazhin dhe bukurinë e tij. Në këtë aspekt, mendoj se njerëzit modernë mund të interesohen për bukuritë e Shqipërisë në të njëjtën mënyrë si edhe Bajroni. Mendoj se vendi juaj ka potenciale shumë të mëdha në turizëm, ndaj duke u mbështetur në mesazhin që na vjen nga Bajroni për vendin tuaj, përzier me historinë interesante, të gjitha këto mund të përdoren shumë mirë për turizëm, por edhe si burim të ardhurash, sepse e shikoj se ju ende keni nevojë.Ja po të hedhësh sytë nga dritarja tani kupton se Shqipëria vazhdon të jetë ende një vend i varfër e në të njëjtën kohë kup-ton se gjithë kjo varfëri ka ardhur si pasojë e diçkaje. Kam përshtypjen që të gjitha këto i kishte kuptuar edhe Lord Bajroni në kohën kur erdhi. Ndaj tani, ambicia më e madhe është të krijoj një lloj rrugëtimi ndërkombëtar nga Janina në Tepelenë, duke ndjekur gjurmët e Lord Bajronit. Turistët do të kenë mundësi të njihen jo vetëm me një pjesëz historie, por edhe të shijojnë të njëjtat bukuri që poeti i bëri të njohura në ditarin e tij në vargje "Çajld Harold". Ata do të kenë mundësi të shikojnë gjithçka, edhe traditën e vjetër shqiptare, sipas së cilës miku është mbret dhe respektohet me gjithçka. Janë detaje nga Shqipëria këto që duhen shfrytëzuar. Unë kam dëshirë të krijoj këtë udhëpërshkrim me të gjithë ata që janë të interesuar. Në të njëjtën kohë, atë mund ta shikosh interesant edhe në këndvështrimin politik nga Janina në Tepelenë. Unë i di problemet e vjetra greko-shqiptare dhe kjo mund të shërbejë edhe si një lloj bashkëpunimi mes vendeve.
Në fakt ju jeni në Shqipëri edhe për një tjetër arsye, sepse nesër promovohet libri juaj "Miq tek Ali Pasha" që vjen në shqip nga "Skanderbeg Books". Mund të tregoni pak më shumë për të?
Sigurisht që libri fl et për udhëtimin që kam bërë këtu në Shqipëri, duke ndjekur gjurmët e Bajronit. Rashë në dashuri me poetin kur isha në moshën 16-vjeçare teksa ndiqja leksionet e letër-sisë. Mbaj mend që në atë kohë më bëri shumë përshtypje tabloja me kostumin shqiptar. E doja shumë këtë poet. Kohë më vonë, rreth vitit 1992, ndodhi që isha në Korfuz me tim bir, duke u ngjitur në mal. Pasi u ngjitëm po rrinim ulur duke parë nga lindja dhe arrinim të shihnim malet e Shqipërisë. Të dukej sikur po i prekje me dorë ato. Atëherë mendova: "Po çfarë vendi është ky?". Ishte kaq i mistershëm për ne në atë kohë. Unë e dija se vendet e ish-bllokut komunist thuajse të gjitha ishin hapur, por nuk isha e sigurt nëse kishte ndodhur kjo edhe me Shqipërinë. Më pas nisa të interesohesha dhe i thashë vetes: "Unë do të shkoj atje, do të shikoj çfarë ka pas atyre maleve, çfarë vendi është". Më pas bleva një guidë për Shqipërinë, ku m‘u shfaq edhe një herë Bajroni. Edhe një herë shfaqej me të njëjtin kostum popullor shqiptar dhe fotoja shoqërohej me një tekst të gjatë. Ja ku isha sërish, përballë heroit të adoleshënces sime. Dhe këtu vendosa përfundimisht se do të vizitoja Shqipërinë, duke ndjekur gjurmët e Lord Bajronit. Kështu lindi edhe libri.
Ju keni ndjekur gjurmët e Bajronit, çfarë dini mbi marrëdhënien e tij me Ali Pashën. Thuhet se ata të dy patën edhe një lidhje më shumë se miqësie...Unë them që nuk e kanë pasur. Bajro-nin e ftuan të vinte në Shqipëri së bashku me mikun e tij Kem Hobhaus. Ata ishin dy anglezë të rinj, të cilët Ali Pashai i ftoi me shumë mundësi për arsye politike. Ai, Pashai, po "fl irtonte" me anglezët, sepse dëshironte që francezët të largoheshin prej ishujve jonianë. Ata po pushtonin këta ishuj pikërisht përballë kështjellës së Pashait pranë Butrintit. Ali Pasha donte që t‘i largonte dhe ndaj po kërkonte ndihmë nga britanikët dhe afrimi me dy të rinjtë aristokratë ishte një lloj strategjie që ai vendosi të përdorte. Ndërsa nga ana e tyre, dy djemtë e rinj, që ishin në kërkim të aventurës dhe kishin dëgjuar mjaft fjalë mbi Ali Pashanë, nuk mund të mos e pranonin ftesën e tij. Qëndruan për disa ditë dhe Aliu i trajtoi sikur të ishin djemtë e tij. Tre herë i priti personalisht, ku kanë biseduar gjatë. Pashai e pëlqente pamjen e jashtme të Bajronit dhe Bajronit, nga ana e tij, Pashai i dukej mjaft tërheqës, sepse nga njëra anë ai ishte një diktator mizor, dhe nga ana tjetër dukej një njeri i mirë dhe i dashur, me atë mjekrën e bardhë. Por Lord Bajroni nuk mund të kishte kurrë një lidhje dashurie me Aliun, sepse atij i pëlqenin gratë natyrisht, por edhe djemtë e rinj. Ishte biseksual. Por sipas disa të dhënave, ai mund të ketë pasur një tërheqje për Vasilin i cili e shoqëroi gjatë gjithë kohës me urdhër të Ali Pashait. Bajroni e pëlqente shumë atë. Ai qëndroi në krah për një kohë të gjatë dhe u bënë miq të mirë. Ka shumë mundësi që Bajroni të ketë pasur një lidhje seksuale me të. Poeti e admironte Vasilin, dhe ndoshta ai kishte edhe këtë mendim kaq të mirë dhe vlerësim të madh për shqiptarët për shkak të tij. Vasili kishte një karakter të mirë, ishte i civilizuar, inteligjent, tërheqës, ndaj mendoj se ka të bëjë me Vasilin më shumë kur fl itet për këtë punën e lidhjes seksuale.
Në Shqipëri u përkujtua 200-vjetori i vizitës së poetit. Por a është Bajroni në vende të tjera të botës po kaq i pra-nishëm sa edhe në Shqipëri?Jo, nuk është. Ekziston një shoqatë ndërkombëtare kushtuar Bajronit, pjesë e së cilës janë shumë vende, por ata janë një grup i caktuar njerëzish të cilëve u pëlqen të lexojnë periudhën romantike të letërsisë. Kjo mbetet një shoqatë që i përket vetëm një grupi të caktuar njerëzish. Në këto grupe, apo në grupet akademike, Bajroni sigurisht që përkujtohet, por do ishte e ekzagjeruar nëse do të thoja që është një fi gurë e për-folur, ashtu siç nga ana tjetër më duhet të them se ata që e njohin, e vlerësojnë shumë. Dikush ka thënë që ai ishte "pop stari i parë". Sepse kur fl itet për të, nuk bëhet fjalë vetëm për krijimtarinë, për poezinë e tij, por ka diçka rreth fi gurës së Lord Bajronit që është më e madhe se vetë poezia, diçka që i ka mbijetuar kohës. Ja ne jemi ulur këtu duke biseduar pikërisht për të. Gjen diçka shumë të veçantë te ky personalitet, që nuk e has tek askush tjetër.