E Diel, 1 Nëntor 2026

Inaugurimet, Berisha në Fushë Krujë: Rama ka kthyer bllokmenët në PS, fushatë për nxirjen e imazhit të Shqipërisë

Premtimi i Qeverisë, nga 1 korriku rriten pagat dhe pensionet


Kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar sot kreu e opozitës, Edi Rama, duke e akuzuar atë se ka rikthyer në Partinë Socialiste, bllokmenët. Kreu i qeverisë ishte sot në Fushë Krujë, në përurimin e një shkolle teksa ka deklaruar se opozita mohon çdo arritje të qeverisë. “Në Shqipëri ka nisur politika e bllokut. Z.Rama po lavdëron sistemin monist. Politikat e bllokmenëve erdhën në Partinë Socialiste, që kur erdhi z.Rama”, tha Berisha, teksa ka shtuar se për “Partinë Socialiste, nuk ndërtohen as rrugë dhe as spitale”. Ai konfirmoi se qeveria do vazhdojë punën e saj, për modernizimin e Shqipërisë dhe kapjen e sfidave të integrimit, duke nisur nga liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit kandidat, procese këto që finalizohen para fundit të vitit.


Premtimi i Qeverisë, nga 1 korriku rriten pagat dhe pensionet Qeveria ka gati skemën për një tjetër rritje të pagave dhe pensioneve, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti. Deklarata u bë sot nga kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Shefi i ekzekutivit, u zotua se në një kohë kur ekonomitë e vendeve evropiane janë prekur thellësisht nga kriza ekonomike globale, Shqipëria po përjeton një dimension progresist, e cila vërehet që nga rritja e paprecedentë e eksporteve në historinë e saj. “Sot kjo rritje vjen në kundra rrymë me të gjithë trendin e qëndrimeve të qeverive të vendeve të evropës por në tërësi edhe të botës. Drejtimi i tyre është ulja e ndjeshme e rrogave, ulja ose ngrirja e pensioneve dhe heqja e të gjitha stimujve të tjerë në masën 65-70 përqind. Kjo diktohet tërësisht nga kriza ekonomike pasi asnjë qeveri nuk do të dëshironte të ulte rrogat por kriza e madhe ka shtrënguar qeveritë të bëjnë uljet”, u shpreh Berisha. Në vlerësimin e tij, ekonomia shqiptare është segment i ekonomisë globale, thellësisht e lidhur dhe thellësisht e ndikuar nga ekonomia globale. “E vërteta jonë është krejt tjetër nga ajo e disa vendeve të Evropës. Kjo dëshmon se Shqipëria ka rritje eksportesh të paprecedente në historinë e saj. Nuk janë dyfishuar në vlerë eksportet “made in Albania” por janë trefishuar në vlerë”, u shpreh Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›