E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet themeluesi i skenografise shqiptare

U nda nga jeta Piktori i Merituar, themeluesi i skenografise shqiptare, Hysen Devolli

Ai lindi ne Tirane, me 11 gusht 1924, ne nje familje patriotike me origjine nga Kosova. Ne moshe shume te re mori pjese aktive ne Luften Antifashiste Nacionalclirimtare. Pas clirimit te vendit, nisur nga talenti i spikatur per artet figurative, u dergua per studime ne Bukuresht, ne Akademine e Arteve te Bukura “Nikolae Grigoresku” te Rumanise. ku diplomohet per pikture.

Pas kthimit ne atdhe, ne vitin 1952, emerohet ne detyra te ndryshme shteterore, fillimisht drejtor i Galerise Kombetare te Arteve dhe me pas, drejton sektorin e skenografise te Teatrit Popullor dhe te Teatrit Kombetare te Operes dhe Baletit.

Gjate veprimtarise se tij krijuese ka realizuar me profesionalizem te larte rreth 300 punime ne skenografi, ku perfshihen vepra te tilla si “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Mbreti Lir” “Borana” “Traviata”, “Berberi Seviljes”, “Bernarda Alba” atj. Jo rastesisht emri i Hysen Devollit eshte perfshire ne Enciklopedine boterore te skenografise, qe u botua vitin e kaluar ne ShBA.

Nje krijimtari tejet te pasur realizoi Hysen Devolli edhe ne pikture. Firmen e tij e mbajne shume vepra te fondit te Galerise Kombetare te Arteve. Me kete krijimtari ai eshte perfaqesuar denjesisht thuajse ne te gjitha ekspozitat kombetare, por edhe te vendeve te tjera, si ne Bienalen e Egjiptit etj. Po keshtu firmes se tij i perkasin edhe nje game e gjere bocetesh te emisioneve filatelike shqiptare, vecanerisht me portrete figurash te shquara, si dhe seti me kartemonedhat shqiptare, te emetuara ne vitin 1964.

Per veprimtarine tij te gjate 60 e ca vjecare Hysen Devollit i jane akorduar nje sere titujsh, dekoratash e medaljesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›