Ndahet nga jeta gazetari Marash Hajati
Gazetari Marash Hajati u nda mbremjen e djeshme nga jeta ne moshen 79-vjecare. Emri i tij eshte bere i njohur jo vetem per shkrimet si publicist, por sepse per 14 vjet me radhe punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH. Ne vitet ’74-’88 Hajati ka qene dhe drejtor i pergjithshem i RTSH. Marash Hajati lindi ne vitin 1934 ne qytetin e Shkodres. Shkollen e mesme e kreu me 1952 ne qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri ne vitin 1957 ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Peterburgut, ne Fakultetin e Filologjise, dega gazetari. Diplomohet publicist. Punoi si redaktor ne gazeten "Puna" e me pas, sekretar kolegjumi i saj dhe instruktor per shtypin. Nga viti 1974 deri ne vitin 1988 ka qene fillimisht Drejtor i Televizionit e qe nga fillimet e viteve '80-te Drejtor i Pergjithshem i Radiotelevizionit. Ne vitet 1988-'90 kryeredaktor i gazetes "Zeri i Popullit". Per afro 14 vjet ka qene Kryetar i Bashkimit te Gazetareve te Shqiperise.