Stresi, shkakton inflamacionin kronik
Inflamacioni kronik eshte reaksioni i trupit ne traume ose infeksion, i cili mund te krijohet si pasoje e crregullimeve dhe semundjeve te ndryshme. Ne hulumtim kane marre pjese 34 femra te shendetshme ne moshe te pjekur. Gjate hulumtimit, disa prej tyre ishin te ekspozuara ndaj situatave stresuese, sic jane fjalimet publike dhe intervistat per pune. Shkencetaret kane marre mostrat e gjakut dhe kane zbuluar qe femrat, te cilat kane qene te ekspozuara ndaj situatave stresuese, tregojne nivel me te madh te proteines C reaktive, qe eshte shenje i inflamacionit. Proteina C reaktive prodhohet ne melci kur ne trup eshte i pranishem inflamacioni dhe eshte pjese e sistemit te imunitetit. Edhe pse kemi qene te informuar qe stresi dobeson sistemin e imunitetit, ky eshte hulumtimi i pare, i cili efektin e stresit ne trup e ka matur ne mostren e gjakut te pjesemarresve kane pohuar studiuesit. Udheheqesja e hulumtimit, dr. Peggy Zocola, ka deklaruar se si “inflamacioni kronik ende nuk eshte hulumtuar si duhet, por eshte deshmuar qe mundte rrise rrezikun nga krijimi i nje vargu te semundjeve.” Niveli i proteines C reaktive ka qene shume me i madh te femrat qe kane qene te ekspozuara ne situata stresuese, ne krahasim me ato qe nuk kane qene. Me e keqja eshte qe niveli i proteines C reaktive ka vazhduar te rritet edhe pas nje ore. Shkencetaret theksojne qe stresi eshte i pashmangshem, por qe mund te mesohemi te perballemi me te. Ka teknika te ndryshme relaksuese (frymemarrja e thelle, meditimi), te cilat kane ndihmuar njerezit neper gjithe boten.