Shulku: Akuzat për arbitrat janë të pabaza

Sokol Paja
Në një kohë kur të gjithë futbollin shqiptar e ka përfshirë jehona e shitblerjeve të ndeshjeve dhe e korruptimit, e njëjta gjë po ndodh edhe me arbitrat që drejtojnë në Superiore. Drejtuesit e shumë skuadrave të Superligës kanë kritikuar shumë ashpër gjykimin e "xhaketave të zeza", duke i shpallur "persona non grata" në qytetet e tyre. Ilir Shulku, shefi i sektorit të garave pranë FSHF-së, ka deklaruar se akuzat që bëjnë drejtuesit e klubeve ndaj arbitrave janë të pavërteta dhe të pabazuara. "Drejtuesit janë të papërgjegjshëm, që akuzojnë arbitrat si të korruptuar apo të paaftë, ose që japin vendime të qëllimshme në dëm të skuadrave të tyre. Ky është një turp shumë i madh, që e bëjnë drejtuesit e klubeve ndaj arbitrave", deklaroi Shulku. Shefi i garave tha se akuzat bëhen gjithmonë nga ekipet që humbin dhe që fitojnë të nesërmen dhe i lavdërojnë. I tërë futbolli shqiptar është shndërruar në një amatorizëm, ku të gjithë akuzojnë njëri-tjetrin. Të gjithë nuk kanë fuqi të luajnë, por merren me akuza dhe kundërakuza. Ankimi i skuadrës së Vllaznisë ndaj arbitrit Jareci për një gol të anuluar, Shulku e shpjegon: "Në bazë të provave filmike dhe të të gjithë specialistëve, është e dukshme që futbollisti i Vllaznisë ka qenë në pozicion jashtë loje dhe anulimi i golit ka qenë i drejtë". Ilir Shulku tha se: "Deri tani, nuk ka asnjë gjykim të dyshimtë. Në 14 javë kampionat kemi pasur dy raste. Goli i anuluar nga Guce, në ndeshjen Partizani-Elbasani dhe një penallti e dhënë pa të drejtë nga gjyqtari Sopjani, në ndeshjen Tirana-Flamurtari. Në këto raste, sipas Shulkut, kemi pasur gabime njerëzore, por jo të qëllimshme dhe të paramenduara për t'i bërë dëm njërit apo tjetrit ekip", shtoi ai. "Është një turp i madh për drejtuesit e klubeve, të cilët akuzojnë arbitrat për korrupsion, por, nëse ata qenkan të korruptuar, nga kush korruptohen? A janë vetë drejtuesit e klubeve, pra presidentët, që u cojnë zarfe dhe përpiqen t'i korruptojnë e pastaj thonë: ‘Arbitrat janë të korruptuar.'?! Janë deklarata shumë të papërgjegjshme që bëhen nga këta drejtues klubesh", citoi Shulku. Shfaqja e dhunës në kampionatin e moshave U-17 dhe U-19 është bërë një tjetër problem shqetësues për FSHF-në, ku rastet e shfaqjes së dhunës dhe e problemeve të panumërta kanë shoqëruar gjithë këto javë kampionatin. Në lidhje me këtë, Shulku tha: "Për gjithcka janë përgjegjës drejtuesit e klubeve, të cilët nuk e njohin rregulloren. Nuk mund të fillohet ndeshja pa qenë të gjitha masat e marrë në mënyrë të posacme. Nëse ndeshja fillon me masa të dobëta sigurie dhe me organizim të dobët, do të shfaqet dhuna e shumë probleme të tjera", tha Shulku. Klubi Vllaznia: Jareci na ndëshkoi Drejtues të ekipit të Vllaznisë kanë protestuar ashpër në lidhje me gjykimin e ndeshjes me Partizanin ndaj arbitrit ndërkombëtar, Sokol Jareci. Pas arbitrave Albano Janku e Aranit Lulaj, edhe Jareci është shpallur një arbitër që ekipi i Vllaznisë nuk dëshiron ta gjykojë në ndeshjet e tjera. Drejtuesit më të lartë të ekipit të Vllaznisë kanë deklaruar se do të dërgojnë në Federatë një shkresë për t'u ankuar ndaj gjykimit skandaloz, sipas tyre, të gjyqtarit Jareci. Shkodranët akuzojnë se arbitri nga Tirana ka mohuar një gol, që sipas tyre ka qenë i rregullt.