Shuhet ëndrra “Milan” e Luka Bonaçiçit

Ëndrra e ish-trajneri të Dinamos, kroatit Luka Bonacic, për t'u përballur me Milanin në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Japoni u shua, pasi ekipi i tij iranian, Sepahan, u mund 1-3 nga japonezët e Uraua Red Diamonds. Për kampionët e Azizë shënuan Nagai (32'), Uashington (54'), ndërkohë që Aghili shënoi autogol (70') në favor të Uraua. Për skuadrën e Bonacicit golin e nderit e realizoi Mahmoud Karimi (80').
Të premten e kaluar Sepahan mundi skuadrën neozelandeze Uejtejkër me rezultatin 3-1. Në gjysmëfinalet e Botërorit të klubeve do të përballen Etoile (Tunizi)-Boka Zhuniors (Argjentinë), më 12 dhjetor dhe Uraua Red Diamond (Japoni)-Milan (Itali), më 13 dhjetor, të dyja takimet nisin në ora 11:30.