E Diel, 1 Nëntor 2026

Shulku: “Gjyqtari Meta gaboi duke mos dhënë penalltinë”

Për herë të parë një zyrtar i lartë i FSHF-së pranon publikisht se gjyqtari ka gabuar. Ilir Shulku, shefi i Sektorit të Garave në federatë pohoi se gjyqtari Kridens Meta kishte gabuar me mosdhënien e penalltisë në favor të Partizanit në takimin Elbasani-Partizani (0-0). Muzaka u tërhoq nga fanella brenda zonës, por gjyqtari Kridens Meta nuk e akordoi penalltinë. Pritet që gjyqtari tiranas të ndëshkohet, duke mos gjykuar në pesë javët e fundit në Superiore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›