Valbuena: OM humbi nga mungesa e Canës

Matjë Valbuena, mesfushor i Olimpikut të Marsejës, e gjen shkakun e humbjes ndaj Lilës në kampionat për shkak të mungesës së Lorik Canës. Kapiteni marsejez ishte i pezulluar për shkak kartonësh të verdhë dhe Valbuena mendon se ndikimi i tij është vendimtar.
"Ne e ndjemë mungesën e Lorikut, - tha ai për gazetën "Le Phoceen", - ai nuk është më vetëm kapiteni. Ai i jep shpirt këtij ekipi. Është njeriu me të cilin komunikojmë vazhdimisht dhe na jep vendosmërinë. Është tepër i rëndësishëm për këtë grup".