Finalja e Kupës do të drejtohet nga një çek

Finalja e 56-të e Kupës së Shqipërisë (pritet të jetë Tirana-Vllaznia) do të gjykohet nga arbitra të huaj. Lajmi konfirmohet nga burime pranë FSHF-së, që shtojnë se gjyqtarë mund të jenë cekë. Para dy sezonesh, kur Tirana fitoi 1-0 me Vllazninë (gol i Klodian Duros) takimi u gjykua nga italiani Stefano Farina.