E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato është shëruar

Milani mund të buzëqeshë. Alexandre Pato është shëndosh e mirë. Sulmuesi brazilian u është nënshtruar kontrollimeve mjekësore dhe nuk kanë vërejtur asnjë problem fizik.

Pato mund të kthehet të luajë sërish, një lajm i mirë edhe për Kombëtaren braziliane që mund ta ftojë atë në skuadër për Lojërat Olimpike Verore Londra 2012.

“Milan njofton se Alexandre Pato ka dhënë rezultate pozitive pas rezonancës magnetike”, thuhet në komunikatën e Milanit të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›