E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te vjetrit E reja nuk eshte Gjirokaster

Te moshuarit qendrojne ne zonen e Pazarit Karakteristik. Vetem atje sipas tyre mund te gjesh gjirokastritet e vertete. Pjesa tjeter thjesht nuk ka lidhje me te


Ka ca njerez ne Gjirokaster te dashuruar plotesisht me pjesen e vjeter e qe qytetin e ri e frekuentojne vetem kur e kane te domosdoshme.


Jane ata qe nuk e braktisen e i qendruan besnike Pazarit Karakteristik dhe objekteve te tij as ne ditet e tyre me te keqija dhe qe nuk e zevendesojne kete pjese me asnje vend tjeter.


Selim Selimi eshte 81 vjec dhe nuk ka munguar per asnje dite te jetes pa bere shetitjen e zakonshme dhe pa pire kafen ne lokalet e pazarit.


Te lokali qe njihet si Klubi i gjuetareve apo Klubi i pleqve e gjejme ne njeren prej tavolinave se bashku me mikun e tij Ramadan Mene ne ritualin e tyre te perditshem ate te pirjes se kafese se bashku duke biseduar per probleme te ndryshme.


Folene e vjeter as egersira nuk e harron moj vajze. Keshtu themi ne te vjetrit. Kjo eshte pergjigja e pare qe Selimi jep per preferencen e tij per te mos levizur nga pjesa e vjeter e qytetit. Pjesa e poshtme sikur eshte me moderne ketu eshte me turqiko me e vjeter dhe ne na pelqen e vjetra. Sidomos ky klubi te rrapi me pelqen se ka hije dhe mbushesh me ajer kurse atje poshte duhet te mbyllesh ne xhameri.


Takohemi me shoke ulemi ketu pime ndonje filxhan kafe ose caj. Kete e bejme perdite dhe ky lokal eshte vendi yne i pandryshuar. Ka shoke qe nuk dalin te dielen po une dal. Poshte ne pjesen e re dal vetem kur kam ndonje nevoje jo per shetitje apo per te pire kafe.


Rri ketu me shoket pime kafe qajme hallet bejme biseda te ndryshme nga ato familjare e deri te qeveria te cilen e shajme ose e mburrim ne varesi te situatave flasim per cmimet etj.


Ndonjehere pime edhe pak raki e pastaj kendojme. Ketu afer eshte nje lokal i ri dhe modern nuk me shijon aspak kafeja atje e dua ketu ku e ka pire gjate gjithe jetes edhe babai im -tregon 81- vjecari Selim Selimi.


Ai thote se Pazarin Karakteristik te Gjirokastres nuk do ta nderronte me asnje vend tjeter ne bote. E njejta gje ndodh edhe me mikun e tij 67- vjecarin Ramadan Mene i cili cdo dite ngjitet deri ne Pazar vetem per te pire kafene se bashku.


Pazari ka qene ketu poshte nuk ka pasur dhe ne jemi rritur ketu. Une tani banoj ne pjesen e poshtme te qytetit ne lagjen Punetore. Edhe atje ka lokale plot madje une vete kam lokal ne lagjen 18 shtatori po kafen vij cdo dite dhe e pi ketu se bashku me shoket e mi tregon Ramadan Mene.


Por jo vetem qetesia dhe pastertia e kesaj zone jane ndikuesit e vetem qe bejne qe njerez si Selimi apo Ramadani te frekuentojne vetem Pazarin Karakteristik ata e shpjegojne kete edhe me levizjet e medha demografike qe kane ndodhur brenda ne qytet.


Ka shume ndryshime pjesa e poshtme me ate te siperme persa u takon njerezve dhe une dua te rri vetem me gjirokastrite- shprehet me tej Selimi ndersa shijon kafen turke ne njeren prej kafeneve me te vjetra te qytetit te Gjirokastres e njohur dikur si Kafeneja e Hyqymetit dhe ku beheshin pothuajse te gjitha mbleserite.


Selimi dhe Ramadani jane vetem dy prej banoreve te Gjirokastres qe asnjehere nuk i jane larguar pazarit pasi te tille ka shume madje edhe te brezave me te rinj deri ne 30 vjec qe kohen e lire e kalojne ne kete pjese te qytetit e cila grish gjithashtu mijera turiste te huaj.


Ne lokalet e pazarit madje edhe klientet jane te perditshem dhe thuajse te pandryshueshem me perjashtim te sezonit veror kohe ne te cilen edhe turistet frekuentojne ndjeshem kete pjese. Madje nuk mungojne as shprehjet e tilla si Gjirokastritet e vertete i gjen vetem ne Pazar e te tjera si kjo.


Pazari Karakteristik me moshe 300-vjecare eshte njera prej pjeseve me te bukura te Gjirokastres. Vitet e fundit duket se ka dale nga apatia ne te cilen ra per shkak te braktisjes dhe zhvendosjes masive ne pjesen e poshtme. Shtimi i numrit te turisteve dhe investimet e kryera bene qe mjaft biznese te llojeve te ndryshme nga ato te sherbimit te suvenireve punimeve artizanale etj te vendosen ketu.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›